Me ose pa datë për fillimin e negociatave, VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme

    Me ose pa datë për fillimin e negociatave në qershor, VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme. Këtë e deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, një ditë pasi qeveria bullgare konfirmoi se nuk ka lëvizje nga pozita për Maqedoninë e Veriut. Më 18 qershor, Mickoski pret që qytetarët t’i bashkohen protestës. Ai thotë se veprimet e opozitës janë të patjetërsueshme meqë kryeministri Kovaçevski nuk pranon takim.

    “Pa dallim, zgjedhje të parakohshme duhet të ketë. Secili që kupton politikë e kupton se kthim pas nga kjo nuk ka. Tani e shtynë vetëm me forcë që persona të caktuar të fitojnë privilegje, të marrin tenderë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

    Kryeministri bullgar Kirill Petkov një ditë më parë diskutoi për më shumë se tre orë me partnerët e koalicionit qeveritar për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Përfundimi i këtij takimi konfirmoi se nuk ka lëvizje nga qëndrimi.

    “Ajo që është e rëndësishme për ne për momentin është që ta mbrojmë interesin bullgar në çështjen me Maqedoninë e Veriut dhe të kërkojmë zgjidhje dhe diplomatët tanë punojnë në këtë drejtim. Kur të ketë vendim dhe raport nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila njofton për përparimin e pozitës bullgare, atëherë do të dorëzohet propozim në Kuvendin popullor, por në këtë moment nuk kemi arritur deri aty”, tha Lena Borisllavova, shefe e kabinetit të kryeministrit bullgar Petkov

    Partnerët e koalicionit në Sofje u mblodhën pasi Petkov kërkoi nga Presidenti Radev të thirr Këshillin e sigurisë për çështjen e Maqedonisë së Veriut por Radevi nuk është përgjigjur akoma. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

    Lajmi i rradhës

    Manipulimet me rrymën, BNJVL hesht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë