Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

    Ish-Presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot në 28 maj, pikërisht në ditën kur Këshilli Kombëtar i PD do të zgjidhë kryesinë.

    Lajmi i trishtë u bë publik ndërkohë që po bëhej edhe procesi i numërimit.

    Gjatë kësaj mbledhje Këshilli Kombëtar ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

    Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.

    Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

    Lajmi Paraprak

    Raporti pushtet-opozitë, i brishtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë