Më shumë se dy dekada lagjja 146 e Tetovës ka mungesë të ujit për pije

    Foto ilusturese

    Për më shumë se dy dekada lagjja 146 e qytetit të Tetovës po vuan mungesën e ujit për pije.

    “Shumica e çezmave në këtë lagje janë në gjendje të këtillë, i lëshon por ujë nuk kanë. Ky problem është me vite të tëra në këtë lagje të qytetit të Tetovës dhe me vite të tëra po premtohet rregullimi i sistemit të ujësjellësit, megjithatë, nuk ka asnjë rezultat. Në situatë të njëjtë janë edhe fshatrat Poroj e Xhepçisht, ku madje vite më parë u dërguan edhe gypat për sistemin e ri të ujësjellësit, por kanë mbetur në diell prej vitesh dhe problemi nuk zgjidhet”, raporton Alsat.

    Banorët ankohen se për të siguruar ujin e pijes, duhet të mbushin rezervuarët e plastikës, të cilët shpesh janë me shumë baltë e rërë dhe shumë të dëmshëm për shëndetin.

    “Prej këtij rezervuari kam nxjerrë katër kova me baltë. Jo diçka tjetër por baltë, me plot kuptimin e fjalës. Dhe me këtë ujë duhet të lajmë të pastrohemi të lajmë enët se për pije jo. Për pije ikim te çezma poshtë dhe mbushim bidonët”, tha një banor.

    “Si pas kushteve që kishim e vendosën sistemin e ujit nga lartë por ende nuk është e lëshuar. Ne përdorim ujin e malit tjetër nuk kemi. Me bure mbushim kur vjen ndonjëherë natën. Kjo është shumë e rrezikshme por e përdorim çka të bëjmë, për larje për pije. Pastaj mbushim edhe tek Arabati poshtë, kjo është”, u shpreh një banor tjetër.

    “Jo s’ka ujë. Unë kam hap pus për vete. Ndonjëherë vjen uji por shumë rrallë, duhet ta ndjekësh kur vjen. Me bure më tepër”, theksoi një banor.

    Kontaktuam edhe komunën e Tetovës, nga ku thanë se punimet do të fillojnë së shpejti sepse, sipas tyre, prokurimi publik ka përfunduar.

    “Prokurimi publik ka përfunduar. Së shpejti ndërmarrja do del dhe do sheh problemin që ka kjo zonë dhe do nisin punimet në këtë zonë”, tha Besar Durmishi, Komuna e Tetovës.

    Lagjja 146 numëron afërsisht 600 shtëpi, mbi 200 prej të cilave janë në procedurë të legalizimit, ndërsa numri i banorëve është rreth 2000.

    Pjesa më e madhe e lagjes është zgjeruar pas vitit 2002, kur edhe kanë filluar ndërtimit në pjesën e epërme të lagjes, apo në rrugën që njihet si Rruga e UÇK-së.

    Lajmi Paraprak

    800 euro i duhen një familjeje në RMV për të mbijetuar

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: RMV nuk ka arritur t’i kryejë punët siç duhet për korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë