Pendarovski: RMV nuk ka arritur t’i kryejë punët siç duhet për korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik

    Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të dyfishojnë përpjekjet për reforma integruese në Bashkimin Evropian por edhe për institucione të përgjegjshme. Kurse, BE duhet të dëshmojë një përgjegjësi më të madhe për rajonin.

    Pendarovski në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor me temë “Ballkani Perëndimor dhe integrimi në BE-sfidat dhe perspektiva”, tha se këtë vit bëhen 20 vjet nga agjenda e Selanikut dhe për fat të keq vetëm Kroacia është bërë anëtare e BE-së dhe ndër vite janë theksuar dy çështje në të cilat vendet e rajonit nuk mund të anëtarësohen në BE. Ai tha se e para ishte se vendet tona nuk kanë arritur t’i kryejnë punët siç duhet për korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik, por as BE nuk ishte e përgatitur për zgjerim.

    “Që nga pavarësia e këtej, liderët politik kanë marrë vendime të vështira dhe kanë bërë kompromise të mëdha në emër të Maqedonisë Evropiane dhe tash po bëhen pesë vite nga referendumi për anëtarësimin në NATO por nuk duhet harruar që pyetja e referendumit thoshte a jeni për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke pranuar ndryshimin e emrit. Bashkimi Evropian humbi shumë pikërisht në rastin e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e vendit thonë se janë lodhur nga pritja për t’u bërë anëtarë dhe deri në njëfarë mase vendet e rajonit thonë se edhe pse Maqedonia e ndryshoj emrin përsëri nuk fillojë negociatat për anëtare, atëherë çka duhet të bëjnë vendet tjera për t’u anëtarësuar në këtë rrugë. Unë e kam një pyetje thelbësore se çka mund të bëjmë për të ulur skepticizmin….Vendet tona duhet të dyfishojnë përpjekjet për reforma integruese dhe për institucione të përgjegjshme. Po ashtu, Bashkimi Evropian duhet të dëshmoj një përgjegjësi më të madhe për rajonin. Në samitin e radhës në dhjetor, Këshilli Evropian ka mundësinë që të marrë vendime për vendet e Ballkanit Perëndimor në vend që ta lërë këtë pas zgjedhjeve ”, deklaroi Srtevo Pendarovski, president.

    Sipas Pendarovskit ka shumë gjasa që gjatë zgjedhjeve apo pas tyre të ndryshojë konstulacioni politikë brenda Parlamentit Evropian dhe do të forcohen forca që nuk shohin si pozitive zgjerimin dhe kjo do të thoshte edhe një dhjetë vjeçar të humbur.

    Kjo konferencë është organizuar nga Federata e Paqes Universale dhe Podgorica Club.

    Lajmi Paraprak

    Më shumë se dy dekada lagjja 146 e Tetovës ka mungesë të ujit për pije

    Lajmi i rradhës

    Stoimenov: ekziston rreziku i përhapjes së lojërave të fatit në mënyrë jolegale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë