Më shumë vende parkimi, Komuna e Tetovës i shndërron oborret e shkollave në parkingje 

    Për të reduktuar kaosin në trafikun e qytetit gjatë verës dhe për të siguruar më shumë vende parkimi gjatë kësaj periudhe, Komuna e Tetovës njofton se katër oborret e katër shkollave në qytet do të shfrytëzohen si vend-parkingje, përcjell Nistori.

    “Duke filluar nga nesër (19 qershor 2023) deri në fillim të vitit shkollor 2023/24, oborri i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” dhe oborret e shkollave fillore “Liria”, “Istigball” dhe “Goce Dellçev” do shndërrohen në parking. Këto masa Komuna e Tetovës i ndërmerr çdo vit gjatë sezonit të verës kur qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kthehen për pushime dhe numri i veturave që qarkullojnë në qytet dukshëm është më i madh”, njofton komuna.

    Sipas komunës, me hapjen e oborreve të shkollave qytetarët do ta kenë më shumë vend-parkime dhe kështu qarkullimi në komunikacion do të lehtësohet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reshjet e shiut, shkakton probleme te kulturat bujqësore

    Lajmi i rradhës

    Rritja e pagave të politikanëve shton revoltën te punonjësit e sektorit publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë