Rritja e pagave të politikanëve shton revoltën te punonjësit e sektorit publik

    Te të punësuarit në sektorin publik sa vjen e shtohet revolta për mos rritje të pagave. Madje në disa institucione të shtetit vetëm se kanë filluar protesta periodike gjatë orarit të punës. Hapi i radhës, sipas sindikalistëve është greva e përgjithshme. Mosmarrëveshja me autoritetet për unifikim të metodologjisë së re të pagave ka bërë që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të ngre alarmin si asnjëherë më parë. Por, pakënaqësi të mëdha ka edhe në sektorin privat. Ivan Peshevski, Sindikata e Ndërtimtarisë dhe Industrisë tha se ideja për protestë vlon edhe te të punësuarit në kompanitë private, të cilët nuk janë të kënaqur me rrogat. Peshevski tha se punëdhënësit kanë abuzuar me fondet e shteti dhe masat lehtësuese, por asnjëherë nuk kanë përmirësuar kushtet e punëtorëve vetëm atëherë kur ka pasur kriza të ikjes masive.

    “Do të vazhdojnë trysnitë tona jo vetëm në sektorin publik por edhe në atë privat sepse një pjesë e madhe e të punëdhënësve aty ku nuk e kanë pasur patjetër tu rritin pagat, iu kanë lënë të njëjta. Duke i thirrur në atë se mbushin standardin e pagës minimale por ato është pagë sociale që në këtë krizë nuk mjafton as paga mesatare dhe duhet patjetër të bëhet riorganizimi në ato sektorë”, deklaroi Ivan Peshevski, Sindikata e Ndërtimtarisë, Industrisë dhe Planifikimit.

    Sipas ekspertëve ky mllef u shtua kur funksionarët e shtetit, vetes ia rritën pagën 2 mijë denarë në ditë, kurse vetëm një pjese të sektorit publik u rritën pagat veç 2 mijë denarë në muaj. Profesori ekonomisë Abil Baushi thotë se rritja e pagës minimale nuk është për tu lavdëruar nga autoritetet kur inflacioni dy shifrorë ka shkrirë edhe pagat mesatare. Ai tha se formulimi i pagave është bërë në qindra mënyra dhe ka krijuar padrejtësi ndërmjet të punësuarëve dhe treg jo lojal të punës.

    “Patjetër duhet të ketë shpejtë metodologji të re të pagave, jo vetëm në rritje të pagave por edhe kushtet më të mira dhe rezultate në punë të sektorit publik. Rritja e pagës minimale e ngacmoi sektorin privat, mendoj se atyre iu paraqiti një shtesë. Nëse fillojnë paralajmërimet për rritje shtesë të energjisë elektrike dhe energjensave tjera, ata do të kërkojnë një alternativë tjetër për ti mbajtur punëtorët. Kërkesat e tyre do të shtohen me presion ndaj Qeverisë”, tha Abil Baush, profesor i ekonomisë.

    Në shtetin tonë ku ka rreth 1.8 milion banorë, në sektorin publik janë të punësuar mbi 130 mijë të cilët marrin rrogë nga buxheti i shtetit kurse në sektorin privat janë të punësuar rreth 350 mijë. Nga e gjithë kjo shifër e të punësuarëve në vendin tonë ¼ marrinë paga minimale, diçka mbi 20 mijë denarë. Në vendet e Evropës tre të punësuar duhet të mbulojnë shpenzimet e një pensionisti, kurse te ne duhet 6 të punësuar të mbushin normën e Fondit Pensional për një pensionist. Gjithsesi, kontributi i punëtorit në sektorin privat përveç tjerash, siguron në buxhet edhe një pagë të atyre në sektorin publik. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Më shumë vende parkimi, Komuna e Tetovës i shndërron oborret e shkollave në parkingje 

    Lajmi i rradhës

    Amerikani thyen rekordin botëror për zgjidhjen e Rubikonit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë