Më shumë vetura të reja në RMV se të vjetra!

    Viti i kaluar shënon një kthesë në trendin e importit të veturave nga jashtë. Të dhënat tregojnë se në raport me dhjetë vitet e kaluara po shënohen rekord I importit të veturave të reja, ndërsa në të njëjtën kohë kemi edhe ulje të madhe të importit të veturave të vjetra. Pas në periudhë më të gjatë, në vitin 2023 janë importuar 8790 vetura të reja karshi 5815 veturave të reja në vitin 2021. Apo me fjalë të tjera është rritur importi i veturave të reja dhe është zvogëluar importi I veturave të vjetra. Të dhënat e Doganës tregojnë se në vitin 2022 janë importuar 23381 vetura të vjetra karshi 34858 veturave të vjetra në vitin 2021. Industria e automobilave është nën presion prej dy vitesh me probleme të mëdha , ndërsa të gjithë prodhuesit e automjeteve po përballen me vështirësi në furnizimin e komponentëve të caktuar, flukset e furnizimit janë ndërprerë, çipat mungojnë, përderisa edhe disa lëndë të para janë më të shtrenjta … Kjo sjell në atë se nuk ka mjaft automjete të reja dhe kjo, natyrisht, ka çuar në një situatë të ngjashme në tregun e automjeteve të përdorura – makinat e përdorura janë gjithnjë e më shumë të kërkuara, dhe oferta po bëhet më e vogël.

    Kjo, natyrisht, nuk është specifike vetëm për Ballkanin , por përkundrazi, ndodh në të gjitha tregjet në Evropë , pasi ngjarjet në tregun evropian të veturave të vjetra, transmetohen në tregjet lokale. Për shkak të kostove më të larta që lidhen me blerjen e makinave të përdorura, edhe makinat e përdorura janë gjithnjë e më të shtrenjta.

    Sipas hulumtimeve në rajon për shitjet e automjeteve të përdorura , blerësit potencial kur zgjedhin një makinë të përdorur mbajnë llogari për çmimin, vitin e prodhimit dhe markën e automjetit, së bashku me konsumin e karburantit. Nuk anashkalohen as informacionet për kilometrazhin, numrin e pronarëve të mëparshëm, si dhe informacionet nëse vetura është dëmtuar. Sigurisht që merren parasysh edhe kostot e mirëmbajtjes së rregullt të makinave, të cilat përfshijnë çmimin e servisit të vogël dhe të madh, si dhe çmimet e pjesëve të ndryshme të harxhueshme, por edhe kostot e riparimeve të ndryshme.

    Në ndërkohë, trendi i rënies së importit të automjeteve është rezultat i rënies së interesimit, të qytetarëve, shtrenjtimit të veturave të vjetra nga importi si dhe standardit të ulët të jetesës që është rënduar edhe me pasojat e pandemisë, por edhe nga ikja e madhe e popullatës jashtë që indirekt po ul edhe numrin e blerësve potencial. Në kohë të paqartësive dhe krizës politike dhe ekonomike, njerëzit do të mendojnë mirë e mirë herë për nevojën e blerjes së veturës shpjegojnë njohësit e automobilizmit në vend.

    Në ndërkohë me liberalizimin e importit të veturave pas vitit 2010 në vend janë importuar një numër i madh I veturave, ndërsa vlerësohet se fuqia e ulët blerësve e qytetarëve është shkaku kryesor i interesimit të madh të blerjes së veturës së vjetër në vend të asaj të re në dekadën e fundit.

    Të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë se në periudhën e kaluar në mesatare janë importuar 40 mijë vetura, ndërsa në vitin 2021 kemi pasur 500.600 automjete prej të vilave 55 për qind dizel, 43 për qind me benzinë dhe vetë 3 për qind që shfrytëzojnë karburant alternativ. Ekspertja Jasminna Buneska thotë se parku vozitës në vend është relativisht i vjetër me 19 vjet vjetërsi, ndërsa më shumë se 200 mijë vetura kanë ngasje me naftë. Për më tepër shton ajo në ajër 25 për qind e grimcave të dëmshme për shëndetin vijnë nga komunikacioni, ndërsa bile 40 për qind e materieve të dëmshme vijnë nga kamionët dhe veturat e tjera transportuese.

    Ekspertët e automobilizmit thonë se euforia e madhe e importit të veturave të vjetra dhe të reja, fillon me vitin 2010 si rrjedhojë liberalizimit kur importuan afër 51 mijë vetura të vjetra dhe 7000 vetura të reja ,e dhe si rrjedhojë e situatës më stabile ekonomike, numrit të madh të kredive automobilistike, por edhe blerjeve nga ana e institucioneve të ndryshme shtetërore. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Tatuazhi, Viktor Hygo dhe Eugene Vidocq

    Lajmi i rradhës

    I harrojnë investimet, por jo edhe të mbajnë tubime partiake

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë