Me vite ngecje, dy fakultetet afër Kampusin Universitar “Shën Kirili dhe Metodi” ende të pambaruara

    Dy fakultetet që ndërtohen në kampusin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi me vite qëndrojnë të pambaruara. Kontrata me kompaninë realizuese të punëve prej kohësh është prishur, ndërsa nuk ka kontratë të re. Ministria e Arsimit kërkon opsion më të lirë.

    “Hyrja kryesore e Universitetit më të madh në vend Shën Kirili dhe Metodi tanimë 6 vjet është e mbyllur. Duhej të ndërtoheshin dy fakultete- për shkenca informatike dhe për edukatë fizike. Edhe pse këtu shkruan se realizues i punëve është kompania Beton nga Shtipi e cila tashmë është në falimentim, tash dy vjet askush nuk punon në ndërtimin e këtyre fakulteteve”.

    Kampusi, ku do të ndërtohen fakultetet, duket i lënë pas dore. Vetëm rreth 15 për qind e projektit është ndërtuar. Në të dy ndërtesat ka ngecje, nuk ka aktivitete ndërtimore, kurse karabinat e ndërtuara janë bosh. Studentët detyrohen të hyjnë nga dera anësore vite me radhë. Ministria e Arsimit, e cila është përgjegjëse për ndërtimin, dy vjet nuk ka shpallur tender të ri për përfundimin e tyre.

    Në rrjedhë është shqyrtimi dhe vlerësimi i opsionit për zbatimin e një zgjidhje më ekonomike, ku më shumë detaje do të zbardhen në periudhën e ardhshme, pasi ky hap të rrumbullakohet”, thonë nga Ministria e Arsimit.

    Ministria e Arsimit një vit e gjysmë më parë mori leje nga Qeveria për t’i përfunduar fakultetet. Në vitin 2019, ministria aktivizoi garancitë bankare sepse “Beton – Shtip” nuk i përmbushi kushtet e marrëveshjes. Fakultetet filluan të ndërtohen në vitin 2015, për të cilat kompania fitoi tender prej 20 milion eurosh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rusia paralajmëron Disney për shpërndarjen e filmave të shkurtër me karakter homoseksual

    Lajmi i rradhës

    Kodra e Diellit me investitor të ri, koncesione 99-vjeçare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë