Mellburni kalon Sidnejin si qyteti më i madh i Australisë

    Mellburni ka tejkaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë, për herë të parë qysh në shekullin 19.

    Sidneji e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.

    Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Mellburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Mellton.

    Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Mellburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh – 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.

    Rritja e shpejtë e Mellburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, tha për BBC-në demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.

    Ndryshe nga Sidneji, Mellburni e mirëpret diversitetin, tha ajo.

    Kjo nuk është hera e parë që Mellburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.

    Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Mellburni është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sidnejin deri në vitin 1905. /REL/

    Lajmi Paraprak

    BE kundërshton ndalimin e drithërave të Ukrainës nga Polonia dhe Hungaria

    Lajmi i rradhës

    Kosova pa Sistem Informativ Shëndetësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë