Mërgimtarët e Dibrës të interesuar për investime

    Kohëve të fundit në komunën e Dibrës është prezent dukuria e shitblerjes të parcelave në disa fshatra. Janë fshatra të cilët gjinden në pjesën e epërme të qytetit të cilët kanë një vegjetacion të pasur por edhe një pozitë shumë të bukur gjeografike. Janë fshatra të cilët kanë infrastrukturë rrugore dhe janë joshëse për zhvillimin të vendbanimeve por edhe për ndërtimin e hoteleve.

    Të dhënat jo zyrtare flasin se shumë mërgimtar dibran të cilët kryesisht jetojnë në ShBA e që kanë dëshirë të investojnë në vendlindje, kanë blerë një pjesë të madhe të tokave në këto lokalitete. Kjo ndodh sidomos në territoret e fshatrave Rajçicë dhe Elefë.

    Në lidhje me shitblerjet e shumta në territoret e fshatrave Rajçicë dhe Elefcë, në bisedën me disa mërgimtarë dibran të cilët tanimë kanë blerë toka në këtë pjesë të komunës, u informuam se qëllimi i tyre është që të ndërtojnë vikend vendbanime. Por, ka edhe të tjerë të cilët thonë se janë duke biseduar për blerje të hapësirave më të mëdha me qëllim që të ndërtojnë hotele. Mërgimtari Z.T i cili jeton në Nju Jork, thotë se ka blerë afër 4 mija metra katror tokë në territoret e fshatin Elefcë. Ai thekson se si mërgimtarë ka dëshirë që në vendlindje të investojë një pjesë të përfitimit që ka realizuar në SHBA.

    “Dëshira ime e kamotshme është të ndërtojë disa vikend shtëpiza të cilat pastaj do mund t’ju jepen për shfrytëzim apo shitje mërgimtarëve tanë që pushimet verore i kalojnë në Dibër. Besoj se bëhet fjalë për një investim objektiv nga i cili mund të përfitohet. Poashtu qëllimi është edhe punësimi i disa bashkëqytetarëve të mi këtu në vendlindje”, thotë ai.

    Një blerës tjetër i disa parcelave në fshatin Rajçicë është edhe Z. M. Edhe ai është mërgimtar që jeton në Amerikë. Parcelat gjenden në afërsi të rrugës së daljes nga Dibra drejt Mavrovës. Janë parcela atraktive dhe sipas tij mund të ndërtohen edhe kapacitete hotelerike.

    “Janë lokacione të cilat më vjen keq që nuk janë shfrytëzuar deri tani në drejtim të zhvillimit të turizmit. Bukuritë e Dibrës askush nuk i ka. Prandaj si dua të ndërtojë hotele. Lokacionet që i kam blerë janë në afërsi të rrugës, që do të thotë probleme me infrastrukturën rrugore nuk kemi”, thotë ai.

    Duhet theksuar se këta shitblerje të parcelave aktualisht nuk janë në planin urbanistik të Dibrës. Këtë na e pohoi edhe arkitekti dibran Gazmend Cami, i cili shton se Dibra së shpejti do të ketë një plan të ri urbanistik i cili do të ketë hapësira më të mëdha se ai që është aktual. Cami shton se shitblerjet janë tema aktuale në Dibër, por nuk mund të jep detaje të tjera rreth investimeve meqë në komunën e Dibrës ende nuk kanë arritur kërkesa për ndërtime në këto hapësira atraktive. Por, në Dibër dukuria e shitjes dhe blerjes masive të parcelave në fshatrat Elefcë dhe Rajicë përfolët me të madhe dhe thuhet se ka gjasa që edhe këta hapësira të hyn në planin detal urbanistik të ri të komunës Dibër.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria as në kohë krize nuk i kurseu qytetarët për rritjen e rrogave dhe honorarëve

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Halili: nëse nuk votohen, atëherë do të bllokohemi si në vitin 2008

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë