NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Halili: nëse nuk votohen, atëherë do të bllokohemi si në vitin 2008

    Zëvendës kryenegociatoria me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili në emisionin 10Minuta foli edhe për ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në vend. Ajo potencoi se duhet ta kapim këtë moment, sepse është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, pasi në të kundërt vendi do të mbetet i bllokuar si në vitin 2008, përcjell Nistori.

    “Ky moment është shumë i rëndësishëm, sepse është krijuar edhe për shkak të çështjes gjeopolitike dhe të luftës në Ukrainë. Prandaj ky moment duhet shfrytëzuar, ne si shtet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ne kemi pranuar që të bëjmë ndryshimet kushtetuese, prandaj të gjithë faktorët politikë duhet të shfrytëzojnë momentin dhe të ecim përpara me procesin, përndryshe do të ndodh ajo që ndodhi në vitin 2008. NE ishim në 2008 të barabartë me Kroacinë, ndërsa Kroacia këtë vit festoi 10-vjetorin e futjes në BE, ne jemi ende shumë larg”, tha Abdiu.

    Viti 2030 nuk është i paarritshëm për anëtarësimin në BE

    Halili tha se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030, pasi me metodologjinë e re procesi i anëtarësimit do të përshpejtohet.

    “Bashkimi Evropian ka një konsensus shumë të gjërë për zgjerim të unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në agjendë flitet viti 2030. Kjo nuk është ae e paarritshme dhe as e pamundur. Sepse me metodologjinë e re është e mundur sepse procesi do të përshpejtohet dhe do të përkrahet nga iniciativa si ky i planit të zhvillimit. Viti 2030 nuk është i paarritshëm.” tha Abdiu.

    Metodologjia e re e anëtarësimit në BE na jep  motiv që të shkojmë përpara

    Metodologjia e re e anëtarësimit në BE na jep  motiv që të shkojmë përpara. Ajo potencoi se njëherë që të fillojë ky proces, anëtarësimi për në BE nuk do të ketë të ndalur deri në plotësimin e të gjithë kapitujve.

    “Metodologjia e re na jep  motiv që të shkojmë përpara, sigurish nëse stagnojmë, apo nuk ka përparim, procesi  është reversibil. Ideja e metodologjisë së re është që të ecim përpara më shpejt, Ne duke u bazuar së parë që kemi pranuar procesin e skriningut, pastaj nga pozicionet negociuese, nuk ka më kthim mbrapa. ne do ta vazhdojmë procesin dhe kjo nuk lë shumë hapësirë për të shkuar pas. Ky është një proces dinamik dhe sa ta plotësojmë një kusht, do të vijë kushti i radhës, hapjen e një kapitulli dhe mbylljen e një kapitulli. Është një proces shumë dinamik dhe kjo na motivon të ecim më shpejt.”- tha Abdiu.

    Sipas Halilit, vizita e eurokomisares Ursula von der Leyen në vendin tonë ishte e një rëndësie të veçantë pasi dha një mesazh të qartë për vendin dhe tregoi planin zhvillimor që do të ndihmojë dhe përforcojë rrugën për anëtarësimin e bashkimit evropian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mërgimtarët e Dibrës të interesuar për investime

    Lajmi i rradhës

    Si të largoni njollat e shegës nga rrobat tuaja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë