Merko: Lehtë është të shkatërroni, por ne kërkojmë zgjidhje për ndërtimet rreth liqenit

    Ndërtimet janë legale, por koncesionet u kanë skaduar, kështu kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko ka sqaruar për Telma rastin me platformat në brigjet e Liqenit të Strugës të cilat, sipas tij, dje nuk janë rrënuar, por vullnetarisht janë mënjanuar, në pajtim me pronarët, përcjell Nistori.

    Sidoqoftë, Merko pretendon se në periudhën 2014-2016, kur ai ishte deputet i Parlamentit, janë miratuar ndryshime në ligj, sipas të cilit koncesionet 5-vjeçare, vazhdohen 5 plus 3. Por kjo zgjatje gjithashtu ka skaduar.

    Ai poashtu tha se nëse i shkatërrojnë ata, pronarët nuk do të kenë ofertë më të mirë për mysafirët.

    “Ne po kërkojmë një mënyrë për të zgjidhur këto gjëra, është e lehtë për të shkatërruar”, tha Merko. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sheqerinska flet për postin sa ishte nënkryetare: Secila parti serioze duhet të ketë ndryshime

    Lajmi i rradhës

    Italia po planifikon të kthejë ishullin e braktisur të burgut në një atraksion turistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë