“Merko, pengon hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe në Strugë”

    Aleanca për Shqiptarët akuzoi pushtetin lokal në Strugë, në krye me kryetarin Merko, se po pengon hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, në shkollën fillore Goce Dellçev, në fshatin Podgorci. Ata thonë se statuti i shkollës ende nuk është ndryshuar, për të lejuar hapjen e paraleleve të tilla.

    Nga Aleanca thonë nga nëntë shkollat fillore, gjashtë janë menaxhuar nga ushtrues detyre drejtorë, të cilët janë zgjedhur në bazë të përkatësisë partiake, tha Imer Imeri, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

    Komuna e Strugës nuk iu përgjigj akuzave të opozitës.

    Për këto akuza kërkuam mendim nga komuna e Strugës, por nuk morëm përgjigje, si për çdo gjë tjetër, u shpreh Imer Imeri- Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në Strugë.

    Lajmi Paraprak

    Shpallet si antikushtetues Ligji për mohimin e gjenocidit i Republikës Sërpska

    Lajmi i rradhës

    Menaxhimi me zjarret, mungon institucioni ‘përgjegjësi’, nuk ka koordinim kompetent brenda sistemit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë