Menaxhimi me zjarret, mungon institucioni ‘përgjegjësi’, nuk ka koordinim kompetent brenda sistemit

    Foto ilustruese

    Sistemi për menaxhim me krizat, mbrojtje dhe shpëtim është joefikas, mungon institucioni ‘përgjegjësi’, nuk ka koordinim kompetent brenda sistemit, ekziston partizim i pjesërishëm tek kuadri, ndërsa është shënuar edhe deprofesionalizim. Këto janë disa nga gjetjet e analizës së bërë nga fakulteti i sigurisë në Shkup.

    Profesori universitar, Marjan Gjurovski, theksoi se përveç nevojës për sjellje së ligjit për gjendje të jashtëzakonshme nevojitet edhe “shkrirje” e Qendrës për Menaxhim me Krizat dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në një trup të vetëm.

    Vlerësoj se përfundimisht duhet të merremi dhe është e një nevoje urgjente që nëse jo që dje, sot duhet ta bëjmë këtë…Varianti i parë është që ky trup të jetë nën kompetenca të Ministrisë së Mbrojtjes dhe variant i dytë të jetë nën kompetenca të MPB-së, por kështu saç është sistemi nuk funksionon, tha Marjan Gjurovski, profesor universitar.

    Por, Drejtorët e Qendrës për Menaxhim me Krizat dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe pse pajtohen që sistemi nuk është mjaftueshëm funksional, nënvizojnë se po punojnë për efikasitet më të lartë në punë.

    “Sistemi nuk është mjaftueshëm funksional, ne si Qeveri punojmë për përmirësimin e tij dhe mund të lavdërohemi se këtë vit për dallim prej vitit të kaluar jemi më të përgatitur. Për fillim kemi një avion funksional në Drejtorinë Për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe në çdo moment mund të vijë i dyti, besoj se për disa javë do të jetë në funksion dhe sipas informacioneve që i mora e presim edhe të tretin ”, u shpreh Stojançe Angellov, Qendra për Menaxhimin me Krizat.

    Bekim Maksuti nga Drejtoria Për Mbrojtje dhe Shpëtim, drejtoi kritika lidhur me mos përfshirjen e përfaqësuesve të DMSH-së dhe QMK-së në këtë analizë.

    Dekani i fakultetit, Nikolla Dujovski vlerëson se lidhur me menaxhimin e zjarreve, institucionet tani janë më të përgatitura se vitin e kaluar.

    “Përgëzoj ministrin Spasovski dhe drejtorët për aktivitetet e vitit të kaluar dhe jam i bindur se tani institucionet janë shumë më të përgatitura dhe në këtë drejtim na pret një verë më e qetë”, tha Nikolla Dujovski, dekan i Fakultetit të Sigurisë.

    Autoritetet u bënë thirrje përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale që në rast të ndonjë zjarri eventual, të shfrytëzojnë të gjitha resurset që i posedojnë përpara se të kërkojnë ndihmë nga shteti, Kire Kiprijanovski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Merko, pengon hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe në Strugë”

    Lajmi i rradhës

    “Therja e kafshëve në Kopshtin Zoologjik në Shkup, ka qenë praktikë edhe më herët”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë