Mësimdhënësit fituan, nxënësit pësuan humbje!

    Gjatë kësaj jave, Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK), ka arritur marrëveshje me Qeverinë dhe ministritë e linjës për rritjen e pagës për 15 për qind për mësimdhënësit. Por mësimdhënësit për tre javë qëndruan në grevë të përgjithshme dhe numri më i madh i nxënëseve nuk kanë mbajtur aspak orë mësimore. Mungesa e gjetjes së një gjuhe të përbashkët dhe këmbëngulja nga të dy anët i dëmtoj nxënësit për të humbë mësim për një kohë relativisht të gjatë. Duke pasur parasysh se viti shkollor filloi me vonesë dhe pushimi dimëror u shty për disa ditë dhe me grevën e përgjithshme nxënësit kanë humbur një pjesë të madhe të materialit mësimor. Përkundër kësaj tani nuk planifikohet shtyrja e vitit shkollor për t’i kompensuar ditët e humbura.

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Jeton Shaqiri ka deklaruar se janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe rekomandimet që viti shkollor të mbarojë deri më 10 qershor. Shaqiri tha se drejtori i Byrosë për Zhvillim të Arsimit (BZHA) duhet të mbajw mbledhje me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme dhe të shihet se deri ku ka arritur realizimi i programit edukativo-arsimor për këtë vit.

    “Me rekomandimet nga të gjithë drejtorët do të shqyrtohet mundësia e realizimit të pjesës së mbetur të programit. Për nxënësit e klasës së nëntë dhe atyre të vitit të katër do të gjejmë mënyrën për të plotësuar pjesën e programit me fillimin e vitit të ardhshëm shkollor. Të gjitha kombinimet do të shqyrtohen dhe nëse do të përfundojë deri më 10 qershor, kjo do të jetë me rekomandime nga BZHA. Por deri më tani janë duke u shqyrtuar të gjitha mënyrat për përfundimin e vitit shkollor deri më 10 qershor, por ende nuk kemi një përgjigje zyrtare”, tha Shaqiri.

    Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes së Arsimtareve Shqiptar (LASH), Samet Jahiu, për gazetën KOHA, ka deklaruar se orët e humbura nuk mund të kompensohen, por çdo arsimtar duhet ta ketë parasysh plan-programin e tij dhe ta përfundoj deri më 10 qershor.

    “Me marrëveshjen e arritur nuk jemi të kënaqur, pasi që ne kemi qenë gjithmonë të parimit që të nënshkruhet marrëveshja kolektiva dhe një herë e përgjithmonë të zgjidhet çështja e problemit të pagave të arsimtareve dhe mos të krijohet përsëri amulli dhe pas disa viteve përsëri të hymë në grevë ku prapë humbës do të dalin nxënësit”, shtoi Jahiu.

    Ai gjithashtu tha se arsimtarët janë lënë pas dore dhe në asnjë mënyrë nuk po stimulohen dhe të motivohen për të punuar më shumë me nxënësit dhe pastaj kjo të rezultojë me sukses të nxënësve. Ndryshe, nxënësit janë shprehur se ndjejnë një boshllëk gjatë këtij viti shkollor pasi kanë humbur një pjesë të madhe të materialit shkollor. 

    Lajmi Paraprak

    Nikollovski: Nuk mund të bëhen pagesat e subvencioneve për bujqit, shkak bllokada në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ka më shumë rëndësi, cilësia e gjumit apo sa orë flini

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë