Nikollovski: Nuk mund të bëhen pagesat e subvencioneve për bujqit, shkak bllokada në Kuvend

    Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, në emisionin debativ në TV Shenja tha se bujqit janë ata të cilët më së shumti janë prekur nga bllokadat e ligjeve në Kuvend.

    “Një numër i madh i ligjeve, janë në procedurë kuvendore, në komisione, në seanca plenare dhe mendoj se është e papërgjegjshme që të bëhet kjo ndaj qytetarëve. Qytetarët janë të lodhur nga bllokadat, opstrukcionet dhe zënkat në mes partive politike. Nuk kanë faj qytetarët që LSDM-ja dhe VMRO-ja nuk mund të merren vesh për ndonjë ide joracionale. Ne kemi disa kriza. Ministria funksionin me shtab të krizës i cili merret merret ma planin nacional për prodhim të ushqimeve. Ne nuk mund të fillojmë me pagesën e subvencioneve për 20 mijë kultivues të duhanit”, u shpreh mes tjerash Nikollovski.

    Në bujqësi nuk ka vend për politikë

    Nikollovski, shtoi se u ka bërë apel të gjithë deputetëve që të kenë mirëkuptim për nevojat e bujqve dhe të votojnë ligjet që janë në Kuvend.

    “Në bujqësi nuk ka politikë. Në veçanti këtë vit nuk mund të ketë pasi zgjidhje ligjore kualitative nga të cilat varet pagesa e subvencioneve, 40% mbështetje për fermerët e rinj dhe shumë masa të tjera dhe politika të tjera zhvilluese të cilat janë në Kuvend. Unë kam folur me kryetarin e komisionit për Bujqësi në Kuvend dhe me gjithë anëtarët e saj. Kam qenë në Kuvend në shumë seanca plenare. Pastaj kam dërguar letër deri tek deputetët. Këtë letër e kam dërguar para dy muajve. Para dy muajve jam drejtuar si ministër, pa e ditur opinioni. Kam shpresuar që do të ketë mirëkuptim për nevojat e bujqve. 77 mijë aplikues të cilët prodhojnë ushqimin në shtet, ata e presin mbështetjen tone”, deklaroi Nikollovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria miratoi rishikimin e Buxhetit, sot prezantohen detajet

    Lajmi i rradhës

    Mësimdhënësit fituan, nxënësit pësuan humbje!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë