Mësimdhënësit të revoltuar për shkak të pagave të ulëta, mbështesin grevën

    Foto Ilustruese

    Çdo ditë po rritet numri i mësimdhënësve të cilët mbështesin grevën e përgjithshme në arsim për shkak të pagave të ulëta. Më të dëmtuar janë mësimdhënësit që punojnë në qytete tjetër të cilët madje nuk marrin pagesë shtesë për transport.

    Dy mësimdhënësit që kontaktoi Alsat vijnë nga Kumanova ndërsa kryejnë profesionin e tyre në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg. Siç thanë ata, rroga momentale në arsim është skandaloze.

    “Vështirësitë kanë ekzistua edhe para krizës duke marrë parasysh se ne jemi me një distancë 30 kilometra prej vendit ku jetojmë, vështirësia ka qenë që nga ajo kohë mirëpo tash është pothuajse e papërballueshme me rritjen e standardit, me rritjen e derivateve të naftës është e papërballueshme”, tha Vullnet Aqifi, Mësues i Gjeografisë.

    Ramadan Osmani, mësues i Artit muzikor tha se si rezultat i pagave të ulëta në arsim është zbehur edhe vlera mësuesisë. Sipas tij, kjo ka ndikuar edhe në humbjen e vullnetit për këtë profesion të shenjtë.

    “Në gjithsesi vijmë, mision kryesor e kemi që ta kryejmë obligimin tonë në çështjen e arsimit por është jashtëzakonisht shqetësues fakti se është problematikë e madhe që të kalohet muaji me harxhimet të cilat faktikisht janë pjesë e nevojës së përditshme familjare. Është skandal. Nëse do me pa gjendjen e një shteti mjafton të shohësh se si është gjendja në arsim dhe jo rastësisht po përballemi me vështirësi të tilla, që do të vijnë pasoja edhe më të mëdha në vitet në vijim”, u shpreh Ramadan Osmani, mësues i Artit muzikor.

    Sindikata për Arsim dhe Shkencë tashmë ka paralajmëruar grevë të përgjithshme nga 11 prilli nëse Qeveria vazhdon të mos përfill kërkesat për rritjen e pagave në arsim dhe kopshte.

    SASHK-u kërkon që rritja e pagave në arsim dhe kopshte të reflektohet që në rrogën e marsit të paktën për 18 %, pa humbur asnjë muaj më tepër. Sipas SASHK-ut, nëse në cerdhe, rroga ka qenë rreth 25 mijë denarë rroga reale e marsit do të ishte rreth 30 mijë. Kjo shkallë do të aplikohej edhe në arsimin fillor dhe atë të mesëm.

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtohen përsëri karburantet në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    “Parcelat në Vodno”, Mijallkov pretendon se nuk ka faj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë