“Po krijohet mendësia të fitojmë pa punuar” / TikTok në RMV – disa e kalojnë kohën, disa përfitojnë

    Tik Toku. Për disa duket i kotë, disa e kalojnë kohën duke shikuar video e të tjerë përfitojnë nga ky rrjet social. Kështu ishin të ndarë në mendime qytetarët që anketuam në lidhje me përdorimin e tik tokut.

    A përdorni Tik Tok?

    Po.

    Jeni kreator apo vetëm shikues?

    Shikues.

    Pse nuk bëni video ?

    Nuk e shoh të arsyeshme.

    Edhe shikoj, edhe jam vetë kreator.

    A përdorni tik tok?

    Jo. Është e kot. Nuk më pëlqen.

    Nuk përdori për shkak të moshës sepse nuk kemi nevojë ne për gjëra të tilla. Duke dëgjuar se çfarë po ndodh në atë tik tok, është e trishtueshme për atë arsye edhe nuk e përdorim.

    Po, patjetër që po.

    Për çfarë e përdorni tik tokun?

    Unë më shumë e përdori për ta shfaqur biznesin tim.

    Pra jeni edhe kreator, jo vetëm shikues.

    Po jam kreator  me të cilën e promovoj punën time.

    A ju ka sjell benefite të mjaftueshme për punën tuaj si reklamë tik toku?

    Po, na ka sjellë edhe punë edhe para edhe krejt. Tik tokut ia kemi pa hajrin.

    Fitim pa punuar. Kjo është mendësia që rrjetet sociale po krijojnë, e të cilën të rinjtë fatkeqësisht po e besojnë thotë sociologu Rezak Jakupi.

    “Dhe nëpërmjet rrjeteve sociale rinia si zakonisht mendojnë se si të vijnë më lehtë tek fitimi material duke mos i kushtuar vëmendje punës si faktor i rëndësishëm i cili e krijon njeriun. Do të thotë gjithçka është e mundshme dhe ai jeton me atë se si të arrijë diçka pa punë, pa mund, pa djersë, pa angazhim.. që është një jokorrespodim i reales me atë që nuk është e vërtetë.”- deklaron Rezak Jakupi – Sociolog.

    Për efektet negative të rrjeteve sociale foli edhe juristja Liridona Beqiri sipas së cilës rrjetet sociale po shkaktojnë tronditje psikologjike pasojat e të cilës do të shfaqen më vonë.

    “Rrjetet sociale na krijojnë imazh të rrejshëm për vetveten tonë. Kurimi i vetvetes me lloj lloj filtra të ndryshëm na shton vetbesimin, nga ana tjetër dikujt ja ulë vetbesimin dhe hymë në një botë sureale të perceptimit të personalitetit tonë që na largon nga dinjiteti apo personifikimi i asaj se çfarë do të thotë ti  që je ai në realitet dhe mendoj se ta shton pak këtë dozën e vetbesimit që të bën të mendosh se ke të drejtë për gjëra që ne ndoshta nuk jemi koshient për pasojat.”- thotë Liridona Beqiri – Juriste.

    Beqiri theksoi se përdorimi i papërgjegjshëm i rrjeteve sociale nga ana e njerëzve vjen edhe si pasojë e mosfunksionimit të shtetit. Megjithatë në lidhje me ndalimin e përdorimit të këtij rrjeti social në vendin tonë nuk po mendohet. Këtë e bëri të ditur kohë më parë vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski, sipas të cilit në të ardhmën me strategjitë për digjitalizim do të rregullohet përdorimi i rrjeteve sociale. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Mësuesi” 13-vjeçar i matematikës ndihmon bashkëmoshatarët përmes Youtub-it

    Lajmi i rradhës

    OJQ-të në Strugë kërkojnë zgjidhjen e problemit me mbeturinat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë