Meta: Monitorimi i shërben vlerësimit për rregullsinë e tyre

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me monitorimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të datës 6 mars.

    Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh se është me rëndësi monitorimi nga afër i procesit zgjedhor në vend, ndërsa kujtoi afatin e fundit për akreditim të vëzhguesve nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje.

    “Sot, në ditën e fundit të paraqitjes së kërkesave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për akreditim vëzhguesish nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, theksoj rëndësinë e monitorimit të afërt të këtij procesi. Kjo do t’i shërbejë vlerësimit skrupuloz mbi rregullsinë e procesit zgjedhor, sipas standardeve të kërkuara, si dhe legjitimitetit të rezultatit të tyre”, u shpreh Meta.

    Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë. 

    Lajmi Paraprak

    A mund të dërgohet Rusia në gjykatë për luftën në Ukrainë?

    Lajmi i rradhës

    A do të qëndrojë Messi në PSG?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë