A do të qëndrojë Messi në PSG?!

    Mediat franceze e kishin pritur shumë mirë arritjen e Lionel Messit në Paris në verën e vitit të kaluar.

    Por, nga debutimi i tij te Paris Saint-Germain – ylli argjentinas nuk është se ka arritur të marrë me vete edhe formën që e kishte te Barcelona.

    Andaj, mediat në Francë në vazhdimësi po e kritikojnë lojën e shtatë herë fituesit të Topit të Artë që po e zhvillon te klubi parisien.

    Raportimet e tyre, duket se nuk po ndikojnë te Messi, që sipas Le Parisien është i vendosur të qëndrojë edhe më tej në Parkun e Princave.

    Argjentinasi madje lidhet edhe me një rikthim në Camp Nou në verën e këtij viti, e vështirë se mund të realizohet një operacion i tillë.

    Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së së paku deri në vitin 2023, aq edhe sa ka kontratë me klubin. 

    Lajmi Paraprak

    Meta: Monitorimi i shërben vlerësimit për rregullsinë e tyre

    Lajmi i rradhës

    Nën efektin e panikut të rritjes së çmimeve, qytetarët blejnë produkte ushqimore rezervë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë