Mexhiti – Ahmetit: Mos e djegim jorganin për disa pleshta

    I ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” ka zhvilluar takim me strukturat partiake të degës së BDI-së në Studeniçan dhe mesazhi që kanë përçuar nga atje është “mos e djegim jorganin për disa pleshta”, kështu ka shkruar Izet Mexhiti në profilin e tij në Facebook, përcjell Nistori.

    “Bashkë me deputetin e zonës, anëtarët e kryesisë së ngushtë dhe organeve të BDI, Kastriot Rexhepi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi dhe figura tjera të larta të jetës publike dhe politike, u mirëpritëm nga qindra banorë dhe aktivistë nga zona e Studeniçanit ku bashkëbiseduam rreth situatës politike.
    Mesazhet e mia ishin të qarta:

    • Realizimi dhe efikasiteti i ekzekutivit tonë në Qeveri është nën 2%.
    • Mbështesim drejtimin euro-atlantik të Qeverisë, jo vetëm me deklarata por edhe me vepra konkrete, siç ishte mbështetja në raste kritike, përfshirë dhe kontributin e çmuar të Kastriot Rexhepit
    • Kërkojmë përgjegjësi nga ekzekutivi për mos-efikasitetin e tyre
    • Kërkojmë reflektim brenda organeve të partisë, që të korigjohemi deri sa nuk na ka korigjuar sovrani
    • Jemi të palëkundur në mbështetje të liderit tonë Ali Ahmeti, por porosisim që “mos të digjet jorgani për disa pleshta.” – shkruan Mexhiti.

    Ndryshe, më 27 dhjetor të vitit të kaluar, të pakënaqurit brenda BDI-së nga përfaqësuesit e tyre në ekzekutiv para mediave shpalosën raportin për punën e ministrave për projektet e premtuara dhe të parealizuara. Pas nënkryetarit të partisë Izet Mexhiti në këtë paraqitje u radhitën sekretari organizativ, sekretarja për barazi gjinore, kryetari këshillit mbikëqyrës, anëtar të kryesisë qendrore, sekretarë shtetëror dhe këshilltarë, zv/ministra dhe deputetë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Provinca

    Lajmi i rradhës

    Mbi 60% e studentëve janë përfitues të bursave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë