Mexhiti akuzon ministrat e BDI-së: Nuk realizuat asnjë nga 180 projektet e premtuara në disa sektorë

    Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti akuzon ekzekutivin e kësaj partie për mos realizimin e 5 zotimeve kryesore nga programi zgjedhor në administratë publike. Sipas Mexhitit, ekzekutivi i 2 përqindëshit nuk arriti të realizojë asnjë nga 180 projektet e premtuara në disa sektorë, përfshi mbulimin e shpenzimeve për administratorë, avancimin e nëpunësve administrativ, certifikata e përkatësisë etnike, hapja e vendeve të reja të punës për përkthyer dhe lektor si dhe zbatimi i dygjuhësisë në të gjitha institucionet.

    Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së

    Mbulim i shpenzimeve të rrugës për administratorët që udhëtojnë më shumë se 10km nga vendi i punësPa realizuar
    Avancim vertikal obligativ i çdo nëpunësi administrativ i cili kalon vitet e parapara për atë kategoriPa realizuar
    Ndalim ligjor i mundësisë për të konkurruar për vend pune në administratë pa certifikatë për përkatësinë etnike të siguruar nga organet kompetentePa realizuar
    Hapja e mbi 6,500 vendeve të reja të punës për përkthyes dhe lektor me qëllim të implementimit të tërësishëm të ligjit të  gjuhës në të gjitha institucionetPa realizuar
    Ndërtim i kapaciteteve infrastrukturore për implementimin e dygjuhësisë nëpër institucionePa realizuar

    Nga BDI nuk kishin koment për akuzat e nënkryetarit të tyre. Ndërkohë Osmani në cilësinë e ministrit të Jashtëm, Fatmir Besimi në cilësinë e ministrit të Financave dhe Artan Grubi në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë kanë paraqitur si të arritur të BDI-së përkrahjen makrofinanciare prej 100 milion eurove të propozuar nga Bashkimi Evropian duke e cilësuar si efekt i hapjes se negociatave dhe politikave të mira të Qeverisë dhe BDI-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    U DISKRIMINUAN NGA LMM | Nxënësit e shkollave të Butelit, do të marrin pjesë në gara rajonale

    Lajmi i rradhës

    Ballkani i del në ndihmë Turqisë pas tërmeteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë