Nënkryetari i BDI-së, tashmë i njohur si kritik i politikave të kësaj partie, në një prononcim për TV21 thotë se zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani nuk do të duhet të ishin më në postet e tyre.
“Unë mund të flas më me kompetencë rreth Shkupit, Çairit, degë që janë të rëndësishme që kanë kontribuuar në këtë fitore me 1/3 e votave. Mendoj se z.Grubi dhe z.Osmani nuk janë ata që mund të përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së në Shkup”, deklaroi për TV21, Izet Mexhiti – nënkryetar i BDI-së.
Sipas Mexhitit pakënaqësi ka edhe në degët e tjera të partisë, për të cilat nuk dëshiron të flet, sepse kërkon t’iu lë hapësirës që ata vet të flasin.