Shkolla nuk qet pushkë kur t’lind djalë, as nuk vajton kur t’lind çikë

    Rrezearta Reka

    Shkolla nuk qet pushkë kur t’lind djalë. As nuk vajton kur t’lind çikë. Shkolla nuk i përjashton çikat prej trashëgimisë, e as nuk ja len djalit pasurinë.

    Shkolla nuk e bën gruan nënshtruese ndaj burrit, e as nusen, shërbyese në shpi. Përkundrazi. Për shumicën e çikave, shkolla është çlirimi i vetëm prej familjes patriarkale, burgut të pranueshem por gjithsesi ngulfatës. Pra, derisa përgjegjësia e shkollës në rastin e abuzimeve mbetet institucionale, përgjegjësia e familjes për me i parandalu abuzimet, mbetet jetike, por edhe e natyrshme. Se familja e “len” gruan shtatzane 7 a 8 herë , deri ta bon djalin; se familja i vnon çikave emra bestytnie për me ndal vargun e çikave; se familja e “jep” çikën në “derë të huaj”, të zhveshun prej gjithçkafit e edhe prej emrit; se familja ja jep krejt djalit, edhe pa e dit kur vjen djali në jetë; se familja e “merr” nusen e ja jep tabakun. Fëmijët modelohen në bazë të asaj çka shohin dhe dëgjojnë. Ata s’dijnë ndryshe përtej asaj me të cilën janë mësu.

    Fatkeqësisht, s’ju kemi dhënë modelet më të mira. I kemi mësu që djali është mbret në shpi të vet, e çika rob, në çdo shpi. E akuzat ekskluzive te institucionet janë veç edhe një tentim me e mlu marren e shpisë. E pothuajse krejt shpijave, fatkeqësisht. Pra, para se me moralizu tutje, e derisa kërkojmë me të drejtë psikolog në shkolla, ta pyesim veten, a na kish ndihmu edhe psikologu te shpija? Me na shëru dhimbjet kur jemi ndje të përjashtume, të shfrytëzume, të fyeme e me zbërthy këtë qenie mitike, djalin.

    Shoqnia jonë do shërim dhe atë urgjentisht. Për hir të djemve dhe çikave të vogla, të cilëve ju kemi borxh “shpinë”, ndryshe prej tonave, ku ata njëjtë dhe baraz, janë njerëz. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti: Grubi dhe Osmani nuk janë përfaqësues të besueshëm të BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Dy komisione kuvendore do të debatojnë për nismën qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”

    Lajme tjera

    PËR QENTË

    ËSHTË KOHA QË INSTITUCIONET TË OFROJNË ZGJIDHJE AFATGJATA PËR QENTË ENDACAKË. Në një ditë dimri në vitin 2018,…
    Më tepër

    Shëmtia

    BEN ANDONI  Shëmtia është një temë e lidhur ngushtësisht me estetikën, që nuk është se pëlqehet aq shumë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë