Mickoski: Do të nisim bisedimet për shumicë të re parlamentare

    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se koalicioni që udhëheq ai është fitues i zgjedhjeve lokale. Mickoski deklaroi se kanë 55 mijë vota më tepër se LSDM-ja.

    “Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 55.000 vota më tepër se LSDM-ja. Kjo është fitore bindëse, mesazh i qartë deri tek qeveria, kurse për ne një përgjegjësi e madhe. Edhe pse është e qartë, ka edhe një raund në këto zgjedhje lokale, edhe një hap deri tek ndryshimet dhe realizimit të së ardhmes së re të përbashkët” tha mes tjerash Mickoski.

    Mickoski bëri thirrje që të bashkohen të gjitha partitë opozitare me qëllim rrëzimin e qeverisë, ndërsa theksoi se menjëherë pas zgjedhjeve loakle do të nis bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare.

    “Pres që në mënyrë natyrore do të paraqitet tema për shumicë të re parlamentare, në të cilën kemi punuar para zgjedhjeve. Si koalicion presim formimin e shumicës së re parlamentare. Do të nisim këto bisedime menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Të shtëna me armë në ditën e zgjedhjeve, banori i Gostivarit përfundon në stacionin e policisë

    Lajmi i rradhës

    Taravari shprehet decid: Në rrethin e dytë të gjithë kundër BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë