Mickoski: Gruevski komunikon me Qeverinë në mënyrë të fshehtë

    Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë – pretendon kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë me gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung, e cila transmetohet nga Deutsche Welle.

    Për të nxjerrë ndryshimet kushtetuese,  qeveria po përgatit marrëveshje të pista, tha Mickoski.

    Qeveria planifikon t’i premtojë pandëshkueshmëri penale ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit në Hungari, në mënyrë që ai të mund të kthehet dhe me ndihmën e mbështetësve të tij, të kalojnë ndryshimet kushtetuese në parlament.

    Megjithatë, ai siguron se planet e qeverisë për përçarjen e partisë nuk do të kalojnë dhe se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë nëse nuk pranohet kërkesa e tij për zbatim e shtyrë të tyre.

    Në intervistë, ai gjithashtu flet për agresionin rus dhe thotë se ai ishte politikani i parë që i tha ambasadorit rus se dënon sulmin rus në Ukrainë.

    “Maqedonasit mund ta kuptojnë shumë mirë pozicionin e ukrainasve. Rusët mohojnë identitetin dhe gjuhën ukrainase, siç bëjnë bullgarët me ne,” tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Profesoresha në Tetovë detyrohet t’i lirojë nxënësit nga mësimi, shkak mungesa e teksteve shkollore

    Lajmi i rradhës

    Todorov: Gruevski akoma ka ndikim në VMRO-DPMNE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë