Mickoski konsideron se ndryshimi në LSDM dhe qeveri është një hap për të fshehur veprimet e kundërligjshme

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konsideron se ndryshimi në krye të LSDM-së dhe në Qeveri është përpjekje për të fshehur të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryeministrit Zoran Zaev dhe nuk pret ndonjë hap të rëndësishëm nga Dimitar Kovaçevski nëse ai zgjidhet lider i ri i LSDM-së dhe mandatar i ardhshëm.

    “Si një qeveri që ka katër vjet e gjysmë që qeveris me Maqedoninë, po bën një manovër tjetër të pasuksesshme, e cila synon të bëjë një ulje të mirë jashtë politikës dhe evakuim dhe dislokim të shpejtë të gjithçkaje që është grabitur deri tani. Natyrisht, është edhe një përpjekje për të fshehur të gjitha veprimet e kundërligjshme që Zaev i ka bërë në periudhën e kaluar. Nuk mendoj se nga kjo do të dalë ndonjë hap domethënës dhe cilësor, sepse ky njeri (Kovaçevski) deri më tani ka qenë zëvendësministër i financave dhe nuk kemi ndonjë reformë të shkëlqyer në fushën e politikës monetare, përkundrazi, nëse e shikoni deficitin do të shihni se është më shumë se 500 milionë euro, realizimi i investimeve kapitale është katastrofik 250 milionë euro, që do të thotë se kemi dyfish më shumë deficit se investimet kapitale, thotë Mickoski në një intervistë për. “Plusinfo”.

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Gjuha shqipe në RMV është zyrtare

    Lajmi i rradhës

    Murinjo: I kam premtuar Feliksit këpucë me vlerë të lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë