Mickoski: Kreshnik Bekteshi mbron bizneset e BDI-së

    Pas deklaratave të forta të Ministrit të Ekonomisë se nuk është pishman që firmosi lidhjen e dy minierave të bakrit në rajonin e Strumicës, opozitarja VMRO DPMNE pretendon që Kreshnik Bekteshi po mbron kompani private të afërta me BDI-në. Kreu i tyre Hristijan Mickoski sot deklaroi se gjysma e qeverisë sipas Bekteshit është gënjyer, i cili mbron vendimin për bashkimin e minierave kontestuese “Illovica-Stuka”.

    Mickoski thekson se këtu gjithçka është e qartë, gjegjësisht se qeveria mbron interesin privat të një kompanie që është e afërt me BDI-në dhe shkon në kundërshtim me interesat e qytetarëve të atij rajoni.

    “Këtu është e qartë e gjithë situata, përkatësisht se një interes privat po mbrohet në kurriz të interesit kolektiv të qytetarëve në atë rajon. Konjuktura e problemit është shumë e qartë dhe qytetarët e dinë se kush është problemi i vërtetë këtu, kush është ai që i mbron të drejtat dhe interesat e tyre dhe kush i mbron të drejtat dhe interesat e investitorit privat që është i afërt me këtë pushtet dhe është i afërt i BDI-së”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

    Megjithatë, edhe kompania “Euromax Resources”, e cila ka fituar koncesionin për hapjen e minierës në fjalë, kumtojnë se kanë bazë ligjore për ngritjen e mundshme të një kontesti para gjykatave ndërkombëtare, duke iu referua Marrëveshjes dypalëshe për mbrojtjen e investimeve në mes Maqedonisë dhe Zvicrës, të nënshkruar në vitin 1996. Zyra lokale në Shkup e kësaj kompania përmes e-mailit na sqaron se si person juridik gëzon të drejtën e mbrojtjes sipas nenit 10 paragrafi 1 i marrëveshjes kur lind një mosmarrëveshje ndërmjet investitorëve të mbrojtur dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të mbahen konsultime aktive ndërmjet palëve të interesuara për të zgjidhur kontestin në mënyrë miqësore.

    “Nëse konsultimet nuk rezultojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative, marrëveshja parashikon që investitori mund të paraqesë një kërkesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) ose Gjykatës së krijuar në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Ndërkombëtare të Tregtisë (UNCITRAL)”, thonë nga “Euromax Resources”, Koncesioneri i Minierës “Illovica-Stuka”.

    Euromax Resources, thotë se këto hapa do ti ndërmerr ngaqë një zgjidhje ligjore po presin pafundësisht ta legjitimojnë në Gjykatën Civile në Shkup. Kompania shton se tashmë kanë thirrur Qeverinë për konsultime. Një njoftim formal që në Mars të 2020-ës nuk ka mjaftuar që ti ulë dy palët në tryezë, i cili sipas tyre është hapi i fundit ligjor përpara fillimit të procedurës së arbitrazhit. Investitori në minierën “Ilovica-Stuka” thotë se puna e tyre për nxjerrjen e bakrit do të zhvillohet në mënyrë profesionale pa dëmtuar habitatin dhe banorët e zonës së Strumicës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: Korrupsioni nuk guxon te tolerohet

    Lajmi i rradhës

    Pse freskia në verë nis nga kyçet dhe qafa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë