Mickoski: Për kë do të valojë flamuri shqiptar në Kërçovë, njerëzit po largohen

    Qytetet dhe fshatrat tona po boshatisen dhe po debatohet nëse kryetari i Kërçovës do të ketë të drejtë të ngritë flamurin shqiptar në qytet, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Sipas tij, diskutime të tilla janë të kota pasi për shkak të largimeve masive flamuri nuk do të valojë për askënd.

    “Përsëri e shoh në opinion temën, nëse kryetari i Kërçovës tani është hero i madh sepse e humbi apo do ta mbajë akoma flamurin shqiptar në Kërçovë. Për kë do të valojë ai flamuri shqiptar nëse qyteti është bosh. Ja, le të valojë, askush nuk bën problem. Për kë do valojë kur zbrazen shkollat. Fshatrat janë bosh. Shkoni në Zajaz, shkoni në Osllomej. Shkoni edhe në Vraneshnicë dhe Drugovë. Është bosh gjithandej”, tha Mickoski.

    Regjistrimi nuk është i plotë

    “Kemi 132 mijë qytetarë të padeklaruar. Nëse vërtet do të kishte vullnet, nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe nga të gjithë ata që e bënë atë operacion, për ta përfunduar këtë operacion statistikor, ata shumë lehtë mund t’i numëronin ata 132 mijë qytetarë. Ata tashmë e dinë saktësisht, me emër dhe mbiemër, se kush janë ata që nuk janë deklaruar, dhe janë pjesë e popullsisë rezidente. Në më pak se një javë, ata mund të shkojnë dhe ti marrin ato tre detaje – fenë, gjuhën amtare dhe kombësinë e tyre. Atëherë deri diku do ta kemi një regjistrim të plotë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    Fytyra e skllavërisë moderne në Malavi

    Lajmi i rradhës

    Tupançeski: Është shqetësues numri i gjykatësve që do të shkojnë në pension

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë