Tupançeski: Është shqetësues numri i gjykatësve që do të shkojnë në pension

    Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski në ClickPlus në TV21 tha se është shqetësues numri i gjyqtarëve që do të shkojnë në pension.

    “Vjen periudhë ku ajo që duhet të na shqetësojë është pikërisht numri i gjyqtarëve që do të shkojnë në pension”, deklaroi Tupançeski.

    Ai thekson se kjo çështje do të vështirësohet me ndryshimet ligjore në Ligjin për Marrëdhënie Pune.

    “Në fund të qershorit, tashmë personat që kanë mbushur moshën, ose të cilëve i është vazhduar funksioni gjyqësorë, u ndalohet. Ligji është eksplicit. Do të thotë nuk ka mundësi për përjashtime që kanë të bëjnë me gjyqësorin”, theksoi Tupançeski.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Për kë do të valojë flamuri shqiptar në Kërçovë, njerëzit po largohen

    Lajmi i rradhës

    Qytetarit në RMV i nevojiten përafërsisht 37 mijë denarë për shportën minimale konsumatore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë