Qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SAShK-ut dhe të gjithë nxënësve që nga e marta të kthehen në mësime, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas vizitës në Katedralen “Shën Kliment Ohërski”.
“Apeloj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt dhe nga e marta të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në tavolinat e shkollës. Qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SAShK-ut, e jo me sindikalistin e tyre të preferuar, i cili ndonjëherë në të kaluarën është dëshmuar si ndjekës besnik i politikave të fillimisht Zoran Zaev, e tash Kovaçevskit, të bëjë disa kuazi-marrëveshje”, tha Mickoski, duke bërë thirrje për plotësimin e kërkesave të SAShK-ut, arsimtarëve dhe punëtorëve në çerdhe.
Pikëpagesat në Maqedoni këtë vit presin të fitojnë mbi 50 milionë euro
Mbi 46.4 milionë euro janë të hyrat vjetore nga pikëpagesat për vitin 2020, që është për 2.8 milionë…