Mickoski: Sa më shpejt të ikë ky pushtet, aq më shpejt do të integrohemi në BE

    Fushata e pushtetit për Integrimin në BE është plagjiaturë dhe nuk është fushatë e Qeverisë por e LSDM-së, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, fushata paguhet me paratë e qytetarëve ndërsa transmetohet në web portalin e LSDM-së. Duke iu përgjigjur akuzave të pushtetit, se opozita bllokon rrugën e integrimit evropiane të vendit, Mickovski tha se pushteti i LSDM-së dhe BDI-së nuk luftojnë aspak për të çuar vendin në BE, por vetëm për interesat e tyre duke manipuluar dhe duke mashtruar qytetarët.

    “Nëse me të vërtetë duam që ta lëvizim Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian, e para që duhet të bëjmë është që një orë e më parë ata të ikin. Sa më shpejtë që këto ikin, aq më shpejtë Maqedoninë do ta lëvizim drejtë BE-së. Ata luftojnë vetëm që të qëndrojnë në pushtet një ditë më tepër, ata luftojnë për një tender më tepër, ata luftojnë për më tepër para të vjedhura të qytetarëve, besomëni se ata nuk luftojnë dhe as nuk kanë interes që Maqedoninë ta shohin në kuadër të BE-së për shkak se atje mashtrues politik, dhe kriminel politik nën strehën e tyre nuk ka”, deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përsëriti qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të ketë dhe theksoi se nëse pushteti nuk dëshiron që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, koha për mbajtjen e tyre do të vijë pas disa muajve, kur kjo qeveri do të shkojë, ndërsa vendi do të ecë drejtë BE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Nuk ka vullnet për luftimin e korrupsionit”

    Lajmi i rradhës

    Gjaku i trashë, qarkullim i dobët – shkaktarët, simptomat dhe shërimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë