Mickoski sot ka dorëzuar në KShZ iniciativën për referendum

    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka dorëzuar në KShZ iniciativën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë.

    Mickoski tha se ai vetë i pari do të nënshkruaj iniciativën, për siç tha ai, pengesën kryesore në rrugën e vendit drejt BE-së.

    “Është dorëzuar iniciativa qytetare për Referendum me pyetjen: A jeni për heqjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë? -Shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjitha partitë politike, të ftoj qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, të gjitha organizata joqeveritare dhe të gjithë faktorët e tjerë që të bashkohen dhe të qëndrojnë kundër asaj që është problem kryesor i eurointegrimit tonë e që është marrëveshja që ka nënshkruar Maqedonia me Bullgarinë”, tha mes tjerash Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë janë alergjitë e kryqëzuara dhe kur janë shumë të rrezikshme

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Ashtu si me vaksinat kundër Covid-19, BE-ja duhet të ndihmojë edhe për krizën energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë