Mickoski: Kërkoj falje për gabimet e kaluara të VMRO-DPMNE-së

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftoi mbrëmë kërçovarët që të bashkohen rreth VMRO-DPMNE-së dhe kërkoi falje për gabimet që i ka bërë partia e tij gjatë viteve të kaluara, përcjell Nistori.

    “Ju lutem, mos bini në grackën e atyre që paraqiten si engjëj, kurse ujqër në shpirt. Ju lutem mos bini në këtë grackë. Kjo është sfida e fundit. Nëse lëshojmë pe këtu, do të lëshojmë pe përgjithmonë. Për këtë, ju ftoj të gjithë që bashkërisht, nga këtu, Kërçova, të bashkohemi rreth VMRO-DPMNE-së. E di se edhe VMRO-DPMNE-ja nuk ka qenë fer, dhe e di se edhe ne ndoshta kemi gabuar. Po, kemi gabuar. Njerëzit që punojnë gabojnë. Në emër të asaj, ja unë kërkoj falje. Unë marr gjithçka mbi vete”, tha Mickoski.

    Mickoski nga Kërçova sfidon Ahmetin: Luftojmë me Qeverinë e BDI-së, LSDM janë hyzmeqarët e vegjël të Ahmetit

    Mickoski ka sfiduar Ali Ahmetin, kreun e BDI-së nga qyteti i tij i lindjes. Mickoski tha se se ata luftojnë kundër Qeverisë së BDI-së, të cilët LSDM-në e kanë hyzmeqarë të vegjël.

    “Nuk ishte e lehtë, mos mendoni se ishte e lehtë. Ne nuk luftojmë vetëm kundër kësaj qeverie të BDI-së të mbështetur nga partneri i koalicionit të vogël, LSDM-së. Partneri më i vogël. Ata janë hyzmeqarët e vegjës , sepse ata janë hyzmeqarët e vegjël të BDI-së, hyzmeqarët e vegjël të këqij që i shërbejnë Ali Ahmetit”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    PËRKUNDËR ANKESAVE TË QYTETARËVE, KOMUNA E KUMANOVËS NUK I DËGJON “ZHURMAT”

    Lajmi i rradhës

    Sa herë mund të ripërdoret vaji për skuqje – Kur bëhet problem për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë