Mijalkov paraqitet në gjykatë si një njeri i lirë

    Pas shfuqizimit të paraburgimit dhe shërimit nga Covid 19, ish kreu i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, u paraqit për herë të parë në Gjykatën Penale si njeri i lirë. Mijalkov para Vitit të Ri u lirua nga paraburgimi në Shutkë, me garanci prej 11 milionë euro.

    “Z. Mijalkov, qytetarët po pyesin, cila është receta për milionat?

    Nuk kam një recetë të tillë”, u përgjigj shkurt Mijallkov.

    Në seancën gjyqësore u morën në pyetje dy dëshmitarë. Në mesin e tyre është edhe ish-sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, por edhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë. Ai tha se nuk e dinte që Gruevski kishte blerë për vete apo në emër tjetër pasuri të patundshme, si apartament apo parcela. Bozhinovski pohoi se as nuk ka marrë para nga Gruevski, e as që i ka dhënë.

    “Mua nuk më ka dhënë para, a ka marrë ai ndonjë donacion, nuk kam informacion të tillë”, tha Kiril Bozhinovski, dëshmitar.

    Për dallim nga Bozhinovski, ish-drejtori i ELEM-it, Vlatko Çingovski, më herët kishte dëshmuar se kishte pranuar në zyrën e tij dërgesa të dedikuara për Sekretarin e Përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Bozhinovski, por sot tha se gjithçka që Çingovski i ka dorëzuar ka të bëjë me punën ndërmjet ELEM-it dhe Qeverisë.

    “Gjithçka lidhej me punën e dy Institucioneve, ELEM-it dhe Qeverisë. Nuk kam pasur ndonjë komunikim apo bashkëpunim të veçantë me të në lidhje me partinë. Por, si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, ai shpeshherë si drejtor i ELEM-it, si të gjitha Institucionet tjera, më jepte informacione, vendime të ndryshme, raporte etj, të cilat përcilleshin në seancë të qeverisë”, u shpreh Kiril Bozhinovski, dëshmitar.

    Prokurorja Lile Stefanova pyeti Bozhinovskin se a është e vërtetë, se ai dhe Gruevski akuzohen në dy procedura për veprime, që kanë të bëjnë me paratë e partisë politike VMRO DPMNE? Këtë e konfirmoi Bozhinovski dhe tha se vetëm një procedurë ka të bëjë me çështjet financiare. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, po gjykohet në mungesë pas arratisjes në Hungari. Sipas aktakuzës, nga viti 2006 deri në vitin 2012, si lider i VMRO-DPMNE-së, ai ka marrë për vete 1.3 milionë euro, para që duhej t’i jepeshin si donacione partisë. Prokuroria pretendon s me ato para Gruevski ka blerë parcela në Vodno. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    SPITALI MODULAR NË TETOVË – përkthehet raporti gjerman: shkak kablloja vazhduese?

    Lajmi i rradhës

    Transporti publik në Shkup funksionon me autobusët ndotës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë