SPITALI MODULAR NË TETOVË – përkthehet raporti gjerman: shkak kablloja vazhduese?

    Në Prokurorinë e Tetovës ka mbërritur përkthimi i raportit të ekspertëve gjermanë lidhur me djegien e spitalit modular në Tetovë në 8 shtator të vitit të shkuar. Siç mëson televizioni Alsat nga burimet e veta brenda prokurorisë, edhe në raportin e ekspertëve gjermanë qëndron se shkak për përhapjen e zjarrit në modularin e Tetovës, mund të ketë qenë kablloja zgjatuese në të cilën ka qenë e kyçur një pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve.

    Raporti, sipas prokurorisë, iu është shpërndarë për analizë pesë prokurorëve të përfshirë në hetimin e lëndës, me çka, pas analizimit të të njëjtit, prokurorët, do të ulen bashkë për të parë nëse nga ky raport do del mendim juridik, që ka të bëjë me hapjen apo jo të pistave të reja të hetimit, apo do të vazhdohet me hetimet e njëjta që prokurorët vendas kanë kryer deri më tani. Mbledhja e prokurorëve pritet të mbahet brenda javës, pas çka do të dilet edhe me konkluzat.

    Prokuroria e Tetovës nuk dha më shumë detaje për atë se çka përmban raporti i përkthyer, me arsyetimin se, i njëjti është pjesë e hetimit të lëndës, ndërsa nga prokuroria thonë se raporti i ekspertëve gjermanë është tejet i rëndësishëm sepse, nga ky raport do të mund të hapen edhe pista të reja hetimi.

    Deri më tani, për lëndën në fjalë janë marrë në pyetje më se 30 persona, ndërsa ka pasur raste kur edhe vullnetarisht janë paraqitur për të dhënë dëshmitë e tyre, familjarë dhe persona të tjerë të cilët kanë ndodhur aty në natën e kobshme të shtatorit.

    Në mesin e personave që janë marrë në pyetje, përveç të punësuarve të Spitalit të Tetovës janë edhe persona nga Ministria për punë dhe politikë sociale si dhe nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me persona të kyçur në ndërtimin e modularit.
    Në zjarrin që shpërtheu natën e tetë shtatorit, humbën jetët 14 persona, 12 nga të cilët ishin pacientë dhe dy persona familjarë që kujdeseshin për pacientët e prekur me kovid. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MSh në Kosovë del me sqarim: Mund të hysh edhe me dy doza dhe test negativ

    Lajmi i rradhës

    Mijalkov paraqitet në gjykatë si një njeri i lirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë