Milloshoski reagon ndaj deklaratës së Azirit i cili shkroi: “Milloshoski ka merituar më shumë”

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milososki ka denoncuar sot në stacionin policor “Qendër” në Shkup, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, të cilin e akuzon për gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime ndaj tij.

    Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, Aziri mbrëmë në profilin e tij në Facebook ka bërë thirrje për dhunë fizike ndaj tij.

    “Me Arbërin, një anti-shqiptar si Antonio Milloshoski meriton më shumë, ka ikur koha e shitësve të mjegullës. Gjenerata e re e shqiptarëve do të thyejnë krahët dhe këmbët e të gjithë atyre që do të përpiqen të përçmojnë shqiptarët.” – shkroi mbrëmë Aziri, postimi i të cilit më pas u fshi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Projekti që mund të përafrojë ekonomikisht Kosovën e Shqipërinë

    Lajmi i rradhës

    Specialja akuzohet për mosefikasitet në misionin e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë