Ministri Besimi përgjigjet nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës?

    Oferta që EMV-ja duhet t’ia japë furnizuesit universal do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi, duke mos dashur që të kalkuloj me numra, por ka nënvizuar se këtë do ta thotë Komisioni Rregullator për Energji, përcjell Nistori.

    “Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, ne i kemi dhënë EMV-së gati pesë miliardë për të siguruar burime shtesë për prodhimin e energjisë elektrike ose furnizimin me energji elektrike për tregun e rregullt. Siç është paralajmëruar, do të ketë ofertë nga EMV për furnizuesin universal të energjisë elektrike, e cila sipas atyre vlerësimeve, me siguri do të jetë në një nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike.” – deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

    Sa i përket rritjes së çmimeve në tregun botëror dhe atë vendas, Besimi tha se një gjë e tillë nuk pritet të vazhdojë nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm.

    “Ne e ndjekim analizën në mbarë botën ku inflacioni pritet të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit, dhe projeksionet tona janë që për vitin e ardhshëm inflacioni të jetë 2.4 për qind dhe nga viti 2023 të stabilizohet në dy për qind. Vitin 2020 do ta mbyllim me inflacion prej tre për qind”, deklaroi Besimi.

    Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sipas Besimit, duhet të shihet si masë e përkohshme, ndërsa sa i përket propozimit për ngrirjen e marzhit, tha se varësisht nga nevojat që do të dalin do të hartohen edhe masat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Real Madrid planifikon rinovimin e kontratës për Modriç

    Lajmi i rradhës

    Szunyog: Asnjë marrëveshje në dialog nuk ia ndalon policisë së Kosovës vendosjen kudo në territorin shtetëror

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë