Real Madrid planifikon rinovimin e kontratës për Modriç

    Gjigandi spanjoll dëshiron që ta mbajë mesfushorin veteran në skuadër.

    Krerët e Real Madridit janë duke planifikuar që të rinovojnë kontratën e mesfushorit kroat Luka Modric deri në qershor të vitit 2023, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
    Qëllimet e klubit kanë qenë të qarta gjithmonë që dëshirojnë ta mbajnë yllin kroat në skuadër pas paraqitjeve tejet të mira.

    Modric konsiderohet lojtar kyç i formacionit të trajnerit Carlo Ancelotti dhe i krerëve të “Galaktikëve”.

    Këtë sezon, Modric ka arritur të bëjë 17 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, duke regjistruar pesë asistime mbi emrin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët: Dëshira për pasurim të shpejtë personal të pushtetarëve ndikon në përhapjen e korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Ministri Besimi përgjigjet nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë