Ministri i Bujqësisë nuk e di se cilat janë rezervat deri në korrjet e ardhshme!

    Do ketë rritje të çmimeve të ushqimeve. Shteti duhet ta marrë më seriozisht këtë krizë ushqimore, thotë profesori universitar Dragi Dimitrievski.

    Përveç që toka bujqësore shtetërore duhet të shfrytëzohet maksimalisht, Qeveria gjithashtu duhet të rrisë edhe subvencionet për prodhimin e produkteve bujqësore bazë.

    Duhet prodhim më i madh i drithërave dhe lulediellit, thotë profesori.

    “Vështirë që vaji i gatimit të kthehet në nivelet e para krizës. Çmimi ndoshta do të jetë diku në mes të asaj që është tani dhe asaj që ishte më parë”, tha Dragi Dimitrievski Profesor.

    Nga Qeveria sigurojnë se do të ketë ushqim të mjaftueshëm në vend. Por ministri i Bujqësisë nuk e di se cilat janë rezervat deri në korrjen e radhës të grurit dhe lulediellit me arsyetimin se nuk është punë e tij.

    “Ne nuk mbajmë shënime se sa janë. Pra, ne jemi të angazhuar për politikat që i referohen prodhimit të produkteve bujqësore…”, u shpreh Ljupço Nikolovski – Ministër i Bujqësisë.

    Vaji para disa muajve ishte produkti i parë ushqimor që u shtrenjtua për kohë shumë të shpejtë. Më pas, vijoi vala e shtrenjtimit të çmimeve të prodhimeve të tjera.

    Për një vit, shporta mujore konsumatore është rritur për 1000 denarë. Edhe krahas marzhës së kufizuar, në shumë anketa, pjesa më e madhe e qytetarëve shprehen se nuk ndjejnë kurrfarë zbutje të çmimeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Deklarohen prokurorët Ajro dhe Bubevski: I hedhin poshtë pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së shtetit

    Lajmi i rradhës

    A i ka qeveria prioritet pensionistët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë