Deklarohen prokurorët Ajro dhe Bubevski: I hedhin poshtë pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së shtetit

    Në një deklaratë prkurorët publik, Artan Ajro dhe Gavril Bubevski thanë se i hedhin poshtë të gjitha pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së Shtetit të cilat i referohen procedurës për konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust””, si të pavërteta.

    “I hedhim poshtë plotësisht të gjitha pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së Shtetit, të cilat i referohen procedurës për konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust”, si të pavërteta. Në rastin “Trust”, në të cilin kemi vepruar si prokurorë publikë kompetentë, kemi marrë të gjitha masat dhe aktivitetet nën juridiksionin tonë. Detyra e prokurorisë është të lokalizojë fitimin pasuror, të kërkojë nga gjykata ta ngrijë atë dhe në përfundim të procedurës gjyqësore të propozojë konfiskimin e saj. Në bazë të nenit 202 paragrafit 11 dhe nenit 541 paragrafit 5 të Ligjit për procedurë penale, të gjitha veprimet në pronë dhe sende që janë objekt sigurimi, dhe të cilat ndërmerren pas paraqitjes së kërkesës për masë të përkohshme, si në këtë rast, janë të pavlefshme. Procedura për mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit jashtë ndjekjes penale është në kompetencë të Prokurorisë së Shtetit. Theksojmë se në procedurën e falimentimit të nisur ndërmjet aktgjykimit të shkallës së parë dhe të dytë për rastin, sipas nenit 89 të Ligjit për Falimentimin, “çdo kreditor mund të kundërshtojë kërkesën e një kreditori tjetër nëse paraqet ankesë të veçantë”, sipas kushtet e përcaktuara në ligj. Në procedurën specifike të falimentimit kreditor është shteti dhe përfaqësuesi i tij për interesat pasurore është Avokatura e Shtetit. Prokuroria Publike nuk paraqitet si kreditore në procedurën e falimentimit për asnjë arsye dhe as nuk është njoftuar për përfundimin e saj. Kjo në fakt theksohet në vendimin e gjyqtarit të falimentimit, i cili gjatë procedurës i ka theksuar Avokatit të Shtetit se një pjesë e pasurisë që është objekt i kërkesës për falimentim i nënshtrohet konfiskimit me aktgjykim të formës së prerë. Por pavarësisht nga indikacionet, Avokati i Popullit nuk mbrojti interesat pasurore të shtetit”.

    “Në përfundim të procedurës gjyqësore për rastin “Trust”, prokuroria në përputhje me kompetencat e veta kërkoi konfiskimin e pasurisë dhe pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit ajo pronë është regjistruar në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pasuria që i nënshtrohet konfiskimit ekziston dhe arkëtimi i saj nuk është i paaftë. Si prokurorë publikë, jemi të bindur se verifikimi i pretendimeve në kallëzimin penal nga Prokuroria e Shtetit do të rezultojë në konstatimin e fakteve relevante që do të përcaktojnë veprimet tona në përputhje me ligjin. Gjithashtu jemi të bindur se me zbardhjen e plotë të këtij rasti, opinioni do të kuptojë arsyet dhe motivet reale të sulmit ndaj nesh si prokurorë publikë që kemi vepruar në këtë rast. Theksojmë se institucionet duhet të bashkëpunojnë dhe të punojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit dhe jo të mbulojnë mosveprimin e tyre me sulme të pabaza. Në punën tonë të deritanishme, ne përpiqemi me vendosmëri për transparencë në veprimet tona dhe për komunikim të hapur të drejtpërdrejtë me mediat”.

    “Ndaj shprehim zhgënjimin tonë për vendimin e redaksive të emisionit “KOD”, të transmetuar më datë 10.04.2022 (e diel), për të paraqitur në mënyrë të njëanshme çështjen komplekse të konfiskimit në “Trust”, pa na dhënë mundësinë që si prokurorë publikë kompetentë në këtë rast të paraqesim argumentet tona. Kështu, opinioni nuk është i informuar plotësisht dhe bazë për emisionin është kallëzimi penal i dorëzuar më 08.04.2022 (e premte) dhe pas së cilës në momentin e transmetimit të emisionit nuk është hapur asnjë rast në Prokurorinë Publike. Në emision është shkelur parimi i prezantimit të pafajësisë dhe pretendimet dhe konkluzionet e njëanshme janë spekulime. Theksojmë se veprimet tona janë të ligjshme dhe presim që procedura të përcaktojë faktet dhe rrethanat e rëndësishme për marrjen e vendimit të duhur, e veçanërisht nëse kallëzimet penale janë raportuar rrejshëm. Ne mbetemi të hapur dhe transparent ndaj mediave në mënyrë që publiku të marrë informacion të saktë”, thonë prokurorët.

    Lajmi Paraprak

    ShBA i vendos në listën e zezë Gruevskin dhe Mijallkovin

    Lajmi i rradhës

    Ministri i Bujqësisë nuk e di se cilat janë rezervat deri në korrjet e ardhshme!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë