Ministri Shaqiri premton për libra, por jo për gabimet përmbajtësore

    Viti i ri shkollor do të nisë pa mungesa të teksteve shkollore. Ky është premtimi më i fundit i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili ka theksuar se deri tani për 80 për qind të lëndëve janë dorëzuar dorëshkrimet nga autorët. Ai nuk i ka përjashtuar problemet, sidomos për lëndë për të cilat nuk kanë konkurruar autorë, por sipas tij si alternativë do të jenë edhe tekstet provizore. Sa i takon gabimeve përmbajtjesore, apo teknike ministri nuk ka dhënë asnjë premtim. Për aq kohë sa ligji nuk parashikon asnjë lloj mase, ai thotë se autorët dhe recensentët që hedhin nënshkrimin për një tekst të tillë do të duhet të paktën që të privohen nga konkurrimi.

    “Sa i takon gabimeve mund të them se nga ato shumë filtra që kalon një tekst, numri i madh i recensentë që janë të përfshirë, Komisioni nacional, Byroja.., pres më shumë vëmendje. Por me ligjin e ri, për këtë gjë jemi të gjithë dakord, që të parashikohen masa, ose ndonjë lloj sanksioni ndaj përgjegjësve të gabimeve. Në ligjin aktual nuk ka asnjë lloj ndëshkimi për autorë ose recensentë që lejojnë botimin e një libri me gabime, për shembull të mos lejohen më të konkurrojnë..”, thotë ministri Shaqiri.

    Në tekstet që pritet të shtypen MASH i ka kërkuar autorëve që të korrigjojnë gabimet ekzistuese përmbajtjesore, si edhe gabimet teknike. Një tjetër zgjidhje sipas ministrit është edhe përvoja në SHBA ku mësuesit nuk punojnë me librat që kanë gabime përmbajtjesore, por sipas planprogranmit. Këshilli Nacional i Teksteve ka miratuar tekstet shkollore për të gjitha lëndët në arsimin fillor, përveç atyre të fundit që janë të pakta në numër.  Janë miratuar të gjitha tekstet për klasën e parën, të dytën, të katërtën dhe të pestën. “Nuk mund të parashikoj se cilat do të jenë procedurat e ardhshme, por nëse çdo gjë përfundon sipas afateve të parapara, të gjitha tekstet do të dorëzohen me kohë” ka thënë Shaqiri.

    Deklaratat e ministrit janë bërë sot pas takimit me përfaqësuesit të Solidarity Center- organizata më e madhe sindikaliste amerikane dhe Federata e Mësimdhënësve në SHBA, si edhe me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov. Në fokus të takimit ka qenë avancimi i politikave nacionale për ngritjen e dinjitetit të veprimtarisë arsimore dhe rritjen e motivimit për punën e mësimdhënësve dhe se çfarë mund të përmirësohet për përforcimin e  hallkës më të rëndësishme në procesin edukativo-arsimor.  

    Së bashku me kryetarin e SASHKUT MASH njofton se pajtohen  për paga më të larta, për mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë, dhe pikërisht në këtë  diskutohet për krijimin dhe miratimin e marrëveshjeve të reja kolektive në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, të cilat do të zgjidhin çështjet për të cilat kuadri i mësimdhënësve ka vërejtje. /koha/

    Lajmi Paraprak

    BURRAT NË MAQEDONI PUNËSOHEN MË LEHTË SE GRATË!

    Lajmi i rradhës

    Fried: Qeveria e Kosovës abuzoi me besimin e ShBA-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë