Ministria e Drejtësisë: procedurat për ekstradimin e Gruevskit zhvillohen sipas ligjit, pa ndikim politik

    Ministria e Drejtësisë në Maqedonia e Veriut ka njoftuar se po vepron në përputhje të plotë me ligjet vendore dhe marrëveshjet ndërkombëtare në lidhje me rastin e Nikolla Gruevski, për të cilin tashmë është përmbyllur mbledhja e dokumentacionit për ekstradim. Ministria thekson se është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për përpunimin e duhur të rastit brenda kornizës ligjore. Nga ky institucion bëhet e ditur se mbledhja e informacionit nga gjykatat kompetente ka për qëllim sigurimin e një baze të plotë dhe të saktë ligjore për veprimet e ardhshme.

    Po ashtu, theksohet se të gjitha procedurat zhvillohen përmes një procesi institucional dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente të Hungaria, ku ndodhet aktualisht ish-kryeministri Gruevski. Nga Ministria shtojnë se procesi zhvillohet pa ndikim nga deklarata apo kualifikime politike.

    “Ministria e Drejtësisë vepron ekskluzivisht në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Lidhur me rastin e NikoLla Gruevskit, po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të plotësuar dokumentacionin dhe përpunimin e tij të duhur brenda kornizës së procedurës ligjore. Mbledhja e informacionit nga gjykatat kompetente synon të ofrojë bazë ligjore të plotë dhe të saktë për veprime të mëtejshme. Ministria nuk ka autoritetin për të shqyrtuar vendimet përfundimtare të gjykatës, por është e detyruar të veprojë mbi to. Në të njëjtën kohë, theksojmë se të gjitha procedurat zhvillohen përmes një procesi institucional dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente të Hungarisë, pa ndikimin e deklaratave ose kualifikimeve politike”, thonë nga Ministria.

    Ministri i Drejtësisë Igor Filkov konfirmoi disa ditë më parë se po pritet formimi i qeverisë së re në Hungari, vendi ku Gruevski iku, në mënyrë që institucionet atje të njoftohen se Maqedonia është e interesuar për kthimin e Gruevskit në vend.

    Qeveria në Hungari duhet të formohet më 9 maj, Ditën e Evropës.

    Lajmi Paraprak

    Varoufakis: Kosova nuk është dashur ta pranojë valutën euro

    Lajmi i rradhës

    Shpallet konkursi për rektor në Universitetin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë