Ministria e Mbrojtjes me iniciativë deri te Komuna e Tetovës për vendosjen e monumentit për të vrarët në Vicë

    Ministria e Mbrojtjes ka inicuar vendosjen e memorialit në nderim të pjesëtarëve të rënë të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në masakrën pranë fshatit Vicë të Tetovës. Iniciativa i drejtohet kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe kryetarit të Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi, shkruan 360 gradë, përcjell Nistori.

    “Për të nderuar pjesëtarët e rënë të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët humbën jetën në masakrën afër fshatit Vicë, parashtroj një iniciativë në përputhje me nenin 18 të Ligjit për Monumentet dhe Memorialet, që Këshilli i Komunës së Tetovës të marrë vendim për ngritjen e memorialit”, thuhet në nismën e nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

    Në nismë shkruhet se Ministria e Mbrojtjes është e gatshme të zbatojë procedurën dhe të përballojë kostot për projektimin dhe realizimin e këtij memoriali.

    Republika e Maqedonisë së Veriut, thuhet në dokument, është një vend që në të kaluarën është përballur me sfida lidhur me mbijetesën e saj dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Sot Maqedonia është shembull pozitiv i një vendi në të cilin me respektin ndërmjet bashkësive dhe religjioneve të ndryshme etnike ndërton të ardhmen për brezat e saj të ardhshëm. Në vitet që kanë kaluar, shton letra, shumë ngjarje kanë lënë gjurmë në shtetësinë tonë. Fatkeqësisht, pati edhe ngjarje në të cilat u vranë pjesëtarë të ushtrisë maqedonase dhe policisë që mbronin vendin. Por këto ngjarje nuk duhet dhe nuk duhet të lejojmë të na ndajnë, përkundrazi, duhet të jenë përkujtues i së kaluarës, gabimet të mos përsëriten dhe vuajtjet të mos ringjallen, thuhet në letrën e ministres Petrovska.

    “Më 28 prill 2001, në një konflikt të armatosur afër fshatit Vicë, në mbrojtje të shtetit, pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë maqedonase humbën jetën dhe familjet e tyre jetojnë në pikëllim të përjetshëm për humbjen e tyre, por edhe pikëllim që nuk ka memorial në vendin e vdekjes – shenjë me të cilën do të nderohen dhe njihen siç duhet”, shpjegon Petrovska për iniciativën e saj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kanani: Të rinjtë nuk kanë besim te politikanët e Maqedonisë së Veriut, prandaj largohen

    Lajmi i rradhës

    Zhvillimet në Këshilli Gjyqësor | Shoqata e Gjykatësve nuk ka parë gjë akoma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë