Ministria e Shëndetësisë del me zgjidhje për specialistët privatë

    Fotografia: Nistori

    “Qëndrimi i Ministrisë është pozitiv ndaj tyre, me qëllim që t’u dalë në ndihmë, por zgjidhje do të ketë pas zgjedhjeve”.

    Kështu Ministria e Shëndetësisë ka dalë me njoftim zyrtar pas seancës qeveritare për problemin me specialistët privatë, të cilët tashmë e disa ditë janë duke mbajtur grevë dhe bojkotojnë punën.

    Nga MSh-ja thonë se një pjesë e specializantëve privatë kanë marrë sigurim shëndetësor dhe janë në marrëdhënie pune, ndërkaq pa këto dy të drejta janë 10% e specialistëve.

    “Sa u takon dy kërkesave të specialistëve privatë, Ministria e Shëndetësisë ju njofton se një pjesë e specialistëve privatë tashmë kanë sigurim shëndetësor dhe janë në marrëdhënie pune, ndërkaq 10% e specialistëve privatë nuk kanë sigurim shëndetësor nga shkaqe që ose nuk janë paraqitur në shërbimet rajonale ose nuk e plotësojnë kushtin nga aspekti i realizimit të të hyrave sepse marrin kompensim në para”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MSh-së.

    Kujtojnë që kjo kategori e specialistëve u njohën nga shteti për herë të parë në vitin 2018, dhe u paguan për punën e tyre. Shtojnë se ata kanë marrë edhe pagesë për kujdestaritë dhe sigurim shëndetësor.

    Lajmi Paraprak

    Edhe punonjësit e kulturës në protesta, kanë ngelur pa paga

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet presidenciale do të vëzhgohen edhe nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë