Zgjedhjet presidenciale do të vëzhgohen edhe nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës

    Asambleja Parlamentare (AP) e Këshillit të Evropës do të dërgojë një delegacion prej 14 vëzhguesish për të monitoruar zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 24 prill.

    Delegacioni i AP-së do të udhëhiqet nga deputeti zviceran Alfred Herr dhe do të monitorojë procesin për zgjedhjen e kreut të shtetit në Maqedoninë e Veriut së bashku me vëzhgues nga OSBE/ODIHR.

    Vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sipas njoftimeve, do të takohen me kandidatët garues në zgjedhje, me presidentin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

    Përveç delegacionit të AP-së, në Shkup vjen edhe një ekspert nga Komisioni i Venecias, i cili gjatë vizitës do të ofrojë mbështetje ligjore.

    Ndryshe, zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill (e mërkurë) ndërsa në garë janë shtatë kandidatë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Shëndetësisë del me zgjidhje për specialistët privatë

    Lajmi i rradhës

    Nisma e Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë