Miratohet protokolli për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, E Majta nuk voton

    Kuvendi ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Përveç shumicës parlamentare, ratifikimin e mbështetën edhe partitë opozitare nga dyja blloqet politike.

    Deputeti Lupço Prenxhov nga OQM-ja tha se vendet skandinave janë shembull se si nuk duhet bllokuar shtetet fqinje në proceset integruese.

    “Mund të mësojmë shumë leksione nga gadishulli Skandinav. Danimarka dhe Suedia kanë dallime serioze dhe polemika mbi stemat shtetërore por asnjëherë njëra nuk e ka bllokuar tjetrën në integrim. Norvegjia dhe Suedia kanë diskutime serioze për gjuhën që është shumë e ngjashme por asnjëherë nuk do ta bllokojnë njëra tjetrën ashtu siç ndodh në Ballkan”, tha Lupço Prenxhov, Deputet i OQM-së.

    Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i kujtoi përfaqësuesit diplomatik se vendi ynë ndodhej në një situatë të tillë jo më larg se dy vite.

    “Uroj që ky proces të kalon sa më shpejtë në Kuvendet e vendeve tjera. Në emër të qytetarëve të vendit tonë uroj që Suedia dhe Finlanda sa më shpejtë të mbarojnë procesin e anëtarësimit të plotë dhe të vazhdojmë tutje për suksese të përbashkëta”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

    Ratifikimin e protokolleve nuk e votoi partia E Majta të cilët votuan kundër, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoillkoviç nuk ishte prezent në sallë. Me anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë, NATO do të numëron 32 vende anëtare. Anëtarësimi i tyre vjen në kohën kur siguria e Evropës është e rrezikuar si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    AUV: Konfirmohet rast i ri i murtajës afrikane në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Rriten çmimet e gazit pas vendimit të Gazpromit për të zvogëluar furnizimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë