Miratohen propozimet për heqjen e detyrueshme për mbajtjen e maskave në hapësirë të mbyllur

    Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave gjatë mësimit fizik në shkollat e mesme, heqja e ndalesës për ekskursione dhe mësim në natyrë, heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave në ambient të mbyllur, me përjashtim të institucioneve shëndetësore, transportit publik, farmacive dhe shtëpive të të moshuarve, janë konkluzionet e miratuara të cilat Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ia dorëzoi Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave (SHKKK).

    Siç informon pres shërbimi qeveritar, në seancën e pestë të Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave u miratuan disa konkluzione nga vendimet dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Konkluzionet  do të dorëzohen në Qeveri, e cila për to do të marrë vendim seancën e ardhshme qeveritare. 

    Lajmi Paraprak

    Një paralele ndërmjet pastrimit të parave dhe abuzimit me fondet publike

    Lajmi i rradhës

    Kush po e fsheh vdekjen e hendbollistit kroat?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë