Misini fillon grevën e etjes për personat fantom

    U stacionua përballë Kuvendit në Shkup dhe po pi mbase shishen e fundit me ujë në jetën e tij.

    Aktivisti për liritë dhe të drejtat e njërit, Suad Misini filloi grevën e paralajmëruar me etje. Ky veprim i tij vjen si pasojë e neglizhencës së institucioneve për të mos miratuar ndryshimet ligjore në favor të personave fantom në shtet. Sipas tij, që problematika e personave të paevidentuar në shtet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë duhet ndryshuar edhe Ligji për letërnjoftimet dhe Ligji për paraqitjen e vendbanimit. Është optimist se institucionet do të ndërhyjnë në kohë.

    “Patjetër t’ia ndalim rrugën diskriminimit i cili iu bëhet vazhdimisht këtyre personave. Ky është shtet, është anëtare e NATO-s, ka civilizim dhe Kushtetutë. Nuk kemi rrugë tjetër se si ta dëshmojmë këtë në vepër përveç se të zbatojmë standarde. Nuk flas për standarde ndërkombëtare, por për standarde elementare: e drejta për jetë. Na duhen standarde vendase duke filluar nga Kushtetuta e cila nuk duhet të jetë letër tualeti. Neve patjetër të ndërtojmë republikë”, deklaroi Suad Misini, Aaktivist për liritë dhe të drejtat e njeriut.

    Referuar rekomandimeve mjekësore, greva me etje llogaritet si njëra ndër grevat më të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe nuk mund të zgjasë më shumë se 3-4 ditë. Por Misini thotë se është i vetëdijshëm për veprimin e ndërmarrë.

    “Me vetëdije të plotë e ndërmarr këtë veprim. Nuk ka mënyrë tjetër se si do t’i vendosej theksi rëndësisë urgjente që të rregullohet kjo sferë menjëherë. Po flasim për jetën dhe fatin e njerëzve. Nuk guxojmë të luajmë”, tha Suad Misini, Aaktivist për liritë dhe të drejtat e njeriut.

    Javën e kaluar Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për evidencën amë përmes të cilit mundësohet regjistrimi i rreth 700 personave të cilët nuk figurojnë në regjistrin shtetëror ose figurojnë në Evidencën e të paevidentuarve. Personat e sapolindur do të duhet regjistruar më së voni 45 ditë nga data e lindjes, ndërsa deri në dhjetor të këtij viti në evidencën amë duhet përfshirë edhe personat e moshave madhore, të miturit dhe fëmijët. Për shkak të mos evidentimit, Memet Kamber nga Shkupi mbeti për gati 10 ditë në morg dhe familja nuk kishte mundësi të kryente ceremoninë mortore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Kumanova”, sipas serbëve, policët dhe pse duhet dëgjuar edhe Kurti

    Lajmi i rradhës

    Cërvenkovski pesimist për integrimin europian, propozon hyrje në tregun dhe fondet e përbashkëtа të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë