Mjekësia mbetet drejtimi më i kërkuar nga studentët në Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut në vitin akademik 2025/2026 janë regjistruar gjithsej 55 mijë studentë, ashtu që rreth 33 mijë janë femra. Më së shumti studentë janë të regjistruar në drejtimin e mjekësisë dhe mbrojtjes sociale.

    “Numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2025/2026 është 55 036 studentë, që paraqet rritje prej 2.8% krahasuar me vitin paraprak 2024/2025. Numri më i madh i studentëve, 77.8%, janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë shtetëror, ndërsa 22.2% janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë privat”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Më së shumti studentë janë të regjistruar në drejtimin e shëndetit dhe mbrojtjes sociale (14 008) dhe biznes, administratë dhe drejtësi (11 016).

    “Në vitin e parë të studimeve, në këtë vit akademik janë regjistruar 16 212 studentë ose 29.5% e numrit të përgjithshëm (këtu përfshihen studentët që regjistrohen në vitin e parë për herën e dytë, tretë dhe më shumë herë), ndërsa 14 995 studentë në vitin e parë janë regjistruar për herë të parë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Lajmi Paraprak

    Po normalizohet dhuna në shkolla? Psikologët kërkojnë përgjegjësi edhe nga prindërit

    Lajmi i rradhës

    Çfarë miksi energjetik i duhet Kosovës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë